Kështu shkruan në një status në rrjetet sociale, ish-deputeti Lefter Maliqi.
Reagimi i plotë:
Koha për të zbritur në bazë!
Riorganizim në çdo Seksion dhe “Qendër Votimi”; duke filluar nga “Forumi Rinor”, “Forumi i Gruas”, Kryesitë dhe Degët, në çdo Bashki.
Çdo vonesë është në dëm të Opozitës, Demokracisë dhe Pluralizmit Politik!
Rrotacioni politik domosdoshmëri për të ndaluar instalimin e ‘Diktaturës se Re’. Shpopullimi, varfëria, pasiguria duhet të ndalen me rrotacion politik.
Koha për betejë të fortë, jo vetem në Parlament dhe në studio televizive, por kudo, në çdo lagje, fshat e qytet nga Vermoshi në Konispol.
Rrugë tjetër nuk ka!