Paçka se Hamasi nuk e ka pranuar publikisht, 239 pengjet mes tyre shumë fëmijë u morën për t’i përdorur në këmbim të lirimit nga burgjet izraelite të anëtarëve të kësaj organizate. Megjithëse disa pengje me negocimin e Katarit janë liruar, shumë të tjerë vijojnë të mbahet në tunelet e Hamasit.
Në procesin e necogiicimit për lirimin e tyre është përfshirë edhe ish drejtori sigurisë kombëtare të Libanit Gjenerali Abas Ibrahim.
Agjencia e lajmeve Annahar-News në Liban thotë se “Gjernerali Ibrahim është përfshirë në negociatat e këmbimit të burgosurve mes Hamasit dhe Izraelit edhe me negocimin e amerikanëve”.
Gjatë periudhës korrik 2011-mars 2023, kohë në të cilën Ibrahim drejtoi sigurinë kombëtare të Libanit, ai shihej si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajonin e Lindjes së Mesme, i pëlqyer e pranuar nga amerikanët dhe vetë Izraelitët.
Gjenerali Abas Ibrahim ishte forca shtytëse dhe negociuese me autoritetet siriane në dy operacione humanitare të Shqipërisë për të nxjerrë nga kampi Al Hol në Siri, disa gra dhe fëmijëve shqiptarë.