Shqiptarët qenë veçanërisht të prirur për të pranuar disa tipare të Bektashizmit, konkretisht tolerancën tradicionale dhe vlerësimin për fe të ndryshme, si dhe qëndrimin pa paragjykime ndaj bindjeve dhe praktikave të lidhura me to.
Madje disa venë re një vazhdimësi të disa praktikave të krishtera e para-të krishtera nën çadrën liberale të Bektashizmit.
Për më tepër, bektashinjtë qenë të gatshëm të pranonin interesat dhe gjuhën vendëse, ndryshe nga myslimanët sunitë, të cilët e njëjtësonin veten kryesisht me kryeqytetin Osman dhe me gjuhën arabe.
Një pjesë e mirë e Shqipërisë jugore dhe e Epirit u kthye në bektashi në fillim nën ndikimin e Ali Pashë Tepelenës (1759-1822), i madhi e i tmerrshmi ‘Luan i Janinës,’ i cili edhe vetë ishte idhtar i këtij tarikati.
Më 1826, katër vjet pas vdekjes së Ali Pashës, ky tarikat pati një rënie në Shqipëri, kur Sulltan Mahmudi II (sund. 1808-1839) i dha fund ekzistencës së trupës së jeniçerëve dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve bektashie në Perandorinë Osmane.
Megjithatë, bektashinjtë e morën veten përsëri gjatë periudhës së lëvizjes kombëtare shqiptare, Rilindjes, në fundin e shekullit XIX dhe, pa dyshim, është kjo lidhje me lëvizjen që solli popullaritetin e shpejtë të tyre.
Shkalla e përqafimit të bektashizmit qe e tillë” sa që bektashinjtë erdhën e u formuan si një bashkësi fetare më vete dhe u bënë feja e katërt në Shqipëri.
Bektashizmi http://wp.me/p4z4nV-Kz via @wordpressdotcom