Në këto vitet e fundit, është i njohur qëndrimi “kadife” i Brukselit për marrëzitë e politikës shqiptare.
Por cili do të ishte qëndrimi i Evropës, në se shqiptarët do të prishnin qetësinë e zogjve dhe kafshëve të egra?
Po tregoj një ngjarje reale.
Rruga Fier – Vlorë do të ndërtohej me finacim të Bashkimit Evropian.
Në Bruksel, për të firmosur marrjen e fondeve shkoi ministri i Transportit Sokol Olldashi.
Kur pritej hedhja e firmës, ekspertët e Brukselit kundërshtuan duke thënë:
“Ndërtimi i rrugës dëmton pelikanin kaçurel?!”
-Çështë kjo marrëzi?! -tha Sokol Olldashi.- Ne kemi ardhur në Bruksel për rrugën, ju na flisni për shpendë të egra?!
-Zoti ministër! -Ndërhyri eksperti evropian. -Zëvendës ministri i Mjedisit Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë së cilës do të kalojë rruga Fier – Vlorë, rritet një zog i rrallë. Me paratë e BE nuk mund të lejojmë zhdukjen e pelikanit kaçurrel?!
Në inat e sipër Olldashi mori në telefon kryeministrin Berisha…Pas bisedës mes tyre, ja se çfarë tregon zëvendës ministiri i Mjedisit Taulant Bimo:
-Mesnatë. Bie telefoni…Ishte Kryeministri!…Pa shumë delikatesë, më ftoi të shkoja në zyrë.
Rrugës, duke udhëtuar me makinë, ku nuk më shkonte mendja…
Hyra në zyrë. Kryeminstri më pyeti:
-Ke dërguar ndonjë letër në Bruksel për pelikanin kaçurrell?
Në fillim thashë jo. Pastaj u kujtova.
Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri.
Mes tyre bën pjesë edhe pelikani kaçurel. Libri, me sa duket do ketë rënë në duar e ndonjë eksperti të BE, – i thashë Kryeministrit.
-Duhet gjetur një kompromis, – tha Berisha.-
Bëj një letër për Brukselin…I ke hapur një telash të madh Sokol Olldashit.
Po atë natë, -tregon Taulan Bimo, -bëra një letër për vlerat dhe rëndësinë që ka pelikani kaçurel për fatet e Shqipërisë. Hodha idenë: Rruga Fier- Vlorë, të ndërtohet, nëse projektit i bëhen korrigjimet e duhura për mbrojtjen e pelikanit kaçurel.…
Pasi në projekt u shtuan disa rrjeta, ekspertët e Brukselit u bindën dhe miratuan fondet për ndërtimin e rrugës…
Rroftë e qoftë Evropa?!