Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nëpërmjet rrjeteve sociale bën me dije hapjen e aplikimeve për 300 vende në shkollën bazë të policisë për “Patrullë e Përgjithshme”
Postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjes????☀️
dhe me lajmin e mirë për hapjen e aplikimeve për 300 vende në shkollën bazë të policisë për “Patrullë e Përgjithshme”????????♂️????♀️ ju uroj një ditë të mbarë????
*Aplikimet janë të hapura nga data 02.11.2023 deri në datën 30.11.2023. Kriteret:????
❇️ Mosha jo më shumë se 30 vjeç;
❇️ Gjatësia jo më pak se 165 cm për djemtë dhe jo më pak se 160 cm për vajzat;
❇️ Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare;
❇️ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
❇️ Të ketë mbaruar të paktën arsimin e mesëm;
❇️Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;
❇️Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;
❇️ Të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie.
#ShqipëriaeArdhmjaJonë????????