NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    1 year ago
    Të Fundit
    Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
    2 days ago
    Parlamenti para kryeministrisë/ Berisha: Ne tani jemi hedhur në një betejë të gjithanshme me regjimin
    4 days ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
    3 weeks ago
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Aurel Bylykbashi/ Për të plotësuar më mirë atë që ndodhi më 3 Shkurt të 1944!!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
Të tjera
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
Të tjera
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
Të tjera
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
Të tjera
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Aurel Bylykbashi/ Për të plotësuar më mirë atë që ndodhi më 3 Shkurt të 1944!!

Neutrale
Last updated: 2023/11/03 at 4:44 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Më 4.2.1944, gazeta më e madhe e kohës botoi një artikull me titull “Gjaku don gjak”, i cili ishte pa emër të autorit.
Rreth historikut të këtij shkrimi, Beqir Ajazi, që në atë kohë punonte në Ministrinë e Kulturës Popullore, në vitin 2004 ka dhënë një intervistë, në të cilën, midis të tjera thotë:
“Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës Popullore, Xhelal Mitrovica, më thirri në zyrën e tij pasditen e 3 shkurtit 1944. Duke qëndruar në këmbë, në shëtitje brenda zyrës, më diktoi tekstin e artikullit “Gjaku don gjak”, i cili doli të nesërmen, pa emër autori. Di që në atë kohë Xhaferr Deva, rrugën nga sheshi “Skënderbej” për në hotel “Dajti” e bënte në këmbë. Pikërisht në këtë kohë dështoi edhe një atentat kundër jetës së tij. Pas radhitjes së shkrimit, kam shkuar në gazetë ku është bërë edhe përgatitja teknike e këtij shkrimi që doli të nesërmen”.

***
Artikulli “Gjaku don gjak”, i botur të premten e 4 shkurtit 1944 në “Bashkimi i Kombit”

Shumë herë nga këto shtylla iu kemi drejtue fjalën tonë vllazënore atyne që drejtojnë lëvizjen nacional – çlirimtare, por këta, tue konsiderue gjestin tonë fisnik si nji shenjë dobësije, po vazhdojnë në rrugën e tyne të mallkueme. Fjala e jonë nuk ka mungue për ata që kan hye në lëvizjen e terrorit të shtyem nga rinija apo nga idealizmi djaloshar dhe sa herë kemi pasë rast, fjalët tona i kemi forcue me deklaratat e ndryshme të personaliteteve drejtuese të shtetit tonë.
Por, megjithë këto shenja të dukshme të nji politike dashamirëse, megjithë vullnetin tonë me i hudhë bazat e nji marrëveshtjes, ose ma në fund të nji armpushimit, partia komuniste, shërbëtore e verbët e urdhnave të anmiqve të popullit shqiptar, vazhdon të atentojë në jetën e shqiptarëve të mirë dhe patriotë.
Tashma çdo politikë pritjeje asht marri, asht tradhëti. Çdo çast që kalon, asht në dam të interesave kombëtare, në dam të popullit shqiptar, dhe prandaj duhet që Qeveria të mos ngurrojë para vendimeve me randësi dhe e fortë nga e drejta që i vjen nga simpatija e mbarë popullit shqiptar, të përdorë mjetet e forta. Gjaku don gjak! Terrori don terror!
Nuk rimëkëmbet shteti shqiptar as me gjyqe dhe as me anketa apo me këshilla. Shteti shqiptar mund t’i kapërcejë këto faza kritike vetëm tue përdorë shpatën.
Rrehet apo do t’na gënjejë aj që na këshillon urtësi, masa të buta dhe anketa të pambarueshme.
Aj që ka marrë pushkën ose bombën në dorë ka vendos me krye terrorin, e mos të rrehemi e tue vazhdue me fjalë t’urta mund ta çarmatosim, për ta kthye në rrugën e arsyes. Ne duhet të përdorim pushkën (e) bombën.
Jeta e disa patriotëve shqiptarë asht shumë e çmueshme për të prit qa kohë sa na duhet për t’i këthye në rrugën e mbarë të gabuemit. Shteti shqiptar asht shumë në rrezik nga fëqinj sod e nesër, për të tolerue klyshat e propagandës së huaj në vendin tonë.
Problemi asht i thjesht, mëndyra asht po ajo tradicionale: për të rivendos tanësisht qetsinë duhet përdorë thellësisht terrori.
Në këto çaste vendimtare nuk shikohen kurrë mjetet, shikohen vetëm qëllimet. Në rast se neve jemi aq mendjeshkurtër sa të mos kuptojmë realitetin, atëherë të marrim shembull nga kundërshtarët tonë. Në çastin kur neve kishim vendos me i lirue të burgosunit politikë dhe me i dhanë fund policina vetë ndryshme, nacional – çlirimtarët u përgatitën….(vazhdimi i fjalisë është i dëmtuar – shënim)….planet e veta me të liruemit, u vërsuleshin me i fut në radhët e tyne të braktisunit tonë.
Prandaj asht e kotë që t’arsyetojmë sentimentalisht, asht e kotë, asht e kotë që të pretendojmë qetësi, pa pasë dlirë pjesën e kalbët që po paralizon jetën dhe qenien e popullit shqiptar.
Terrori asht mjeti ma i mirë për të luftue terrorin.
Gjaku asht nji shërim rranjësor për të infektuemit.
Terror kundra terroristave, terror kundra anarshistave, terror kundra antarve të nacional-çlirimtares, terror kundra simpatizantëve.
Gjaku duhet të rrjedhi rrëke nëpër rrugët e Tiranës nëse kërkojmë me e rivendos qetësinë, nëse dishirojmë që populli shqiptar të shikojë punën e vet të përditshme.
Vetëm atëherë, kur nga terrori do të jetë çrranjos mania e terrorit dhe e anarshisë, do t’mundemi me folë e me bisedue.
Anmikun duhet njiherë me e shtrinë dhe, e pastaj me i dhanë dorën e me kërkue m’e shërue.
Kështu, vetëm kështu: tue i dhanë shpatës fjalën e vet të fundit, tue vendos vetëm me pushkë e me bomba, ne do të mundim me e lirue Shqipninë nga bishat gjakhelmuese.
Nesër kur të kemi fitue me shpatë e me terror, kritikuesit e sodit, do të jenë simpatizantat ma të mëdhenj, aderuesit ma të flaktë të qëndrimit tonë.
Herojt e djeshëm dhe të sotëm kërkojnë hakmarrje, e do t’ishte nji tradhëti ndaj atyne që dhanë jetën për të mbrojtë idealin kombëtar që të mos lëvizim akoma.
Qytetari, gjindari dhe nëpunësi besnik që vdes për atdhe nga duert e terroristave, asht nji përdhunim kundra fuqisë qeveritare. Qeveria duhet ta mbrojë e ta çmojë.
Në veprim, pra, e të mendojmë se nji ditë terrori siguron dhjetë vjet qetësie.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
13 hours ago
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
18 hours ago
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
21 hours ago
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
21 hours ago
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
2 days ago

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…

Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta

Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?