Nga Athina, Shpetim Zinxhiria
Fituan pafajësinë se ishin të pafajshëm, por asnjëherë nuk duhet të humbasin shpresën
Sot në burgjet e Greqisë ndodhen rreth 1600 shqiptarë, nga këta 400 ende presin të dalin para drejtësisë.
Historia e tyre fillon në fillim të muajit Nëndor 2019 me poetin 47-vjeçar Nikolla Vreka, u akuzua në 2017 për transport të 832 kg Kanabis me një dënim prej 25 vitesh. Lirohet nga Gjykata e Shkallës së Dytë në Patra i pafajshëm në muajin Nëndor 2019.
Ai jetonte me familjen e tij prej 25 vitesh në Egalio dhe kishte një dyqan. Por pas pafajsisë ai nuk mundi të marrë sipas ligjit në tilla raste çdëmtimin ekonomik.
Eduart Derka, një shqiptar i dënuar me burg në Greqi, ka fituar lirinë dhe është kthyer në vendin e tij pasi qëndroi 3.5 vite në qeli. I njohur dhe si reper në vendin fqinj me emrin KingEdb Edwart, djali nga Lushnja ka fituar lirinë më 21 nëntor 2022.
Për Eduartin u kërkua 36 vite burg, pasi u akuzua për grabitje me armë, dhune vrasje etj. Në përfundim të gjykimit, shqiptari u dënua me 15 vite e 9 muaj burg dhe nisi shlyerjen e tyre.
Në nëntor 2022, reperi shqiptar fitoi lirinë pasi u shpall i pafajshëm, edhe pse kishte qëndruar për 3.5 vite në burgjet greke. Ai u arrestua teksa ishte në shkollë dhe u transferua si kriminel gjatë viteve nga një burg në tjetrin. Sot Eduart Derka është i lirë.
Jani Zoto 54 vjeç u arrestua në shtëpinë e tij me akuzë për vrasjen me thikë të një 43-vjeçares me origjinë nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.
Pas 9 vitesh është zbuluar e vërteta lidhur me vrasjen e bujshme në ishullin Kos të Greqisë. Për këtë ngjarje nuk u zbuluan kurrë provat e mjaftueshme për fajësinë e shqiptarit, Jani Zoto, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim. Në muajin prill të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit, Policia greke dëshmuan për pafajësinë e shqiptarit që specifikohej nga ADN e paidentifikuar në thikën dhe trupin e viktimës.
U dënua në qershor të vitit 2015 me burgim të përjetshëm, 3 vjet e 5 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Më në fund dolën prova të reja se ai nuk e ka kryer vrasjen për të cilën akuzohej.
Zoto dol inga burgu në muajin Prill 2023 me të drejtë kryerje dënimi në shtëpi, duke mos lejuar daljen e tij nga Greqia. Në korrik 2023, pas një grabitje në një dyqan në Gjermani u arrestua një pakistanez, i cili dëshmoi se është vrasësi i 43-vjeçares, fakt që u konfirmua dhe nga ADN e gjetur në vendin e krimit.
Këta janë tre shqiptarë te cilët fituan pafajësinë por nuk fituan çdemtimin ekonomik te qendrimit me patëdrejte në burg, gjë që e jep ligji.