Nga Enver Shehu
Familja Dyli në Drenovicë,
ka shumë vite që kultivon perime në sera.
Kjo është një traditë e krijuar pas viteve ’90, që në fshatrat e Qendrës administrative Kutalli, u ndërtuan sipërfaqe masive me sera diellore .
Agron Dyli ka ndërtuar rreth 10 dynym sera dhe kultivon me sukses domate dhe trangull me teknologji bashkëkohore , duke siguruar cilësi te mirë dhe rendimente te larta.