Në Dropull përurohet busti i Mitcotaqis, si dhe kujtohen te rënët e Greqisë që pushtuan tokat shqiptare;
&
Ndersa ne, në Perlat të Mirditës përururuam Monumentin e Pjetër Perlatit (Duka), abatit të Arbërisë, njëherësh gjeneralit dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Një aktivitet i organizuar nga av. Alfred Duka Perlati-Pasardhes i Pjeter Perlatit, pas një investimi madhështorë me Kështjellën Duka, pranë së cilës tashmë është vendosur shtatorja e Abatit Pjeter, punë e Skulptorit te talentuar Benard Lekgega, dhe ky pasardhes i kësaj dere Fisnike Arbnore Mesjetare.
Itinerari i kesaj dite sot me 29 tetor 2023, nisi ne Kishën e Gjergj Kastriotit, vendi ku u nenshkrua dokumenti per te pranuar Gjergj Kastrioti në krye të nje ushtrie të madhe Europiane e organizuar nga Papa Piu, si dhe kurorezimi i tij nga vetë Papa si Mbret i Arberise (Epirit) etj…..,itinerar që vazdoj nëper Ishëm, Rreshen dhe mbrritja në Perlatin ne mes të Kthellë të Kastriotëve e të Pjetër Perlatit, aty ku shkëlqen Kështjella dhe Shtatorja e Abatit të Arbërisë, investimit të av. Alfred DUKA.
Në sesionin shkencor të organizuar pas perurimit te shtatores, pata nderin te kisha edhe une nje kumtesë…
30 tetor 2023