Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kundërshtoi thirrjet ndërkombëtare për armëpushim për të mbrojtur civilët. Ai u betua të shkatërrojë grupin militant Hamas dhe aftësinë e kësaj organizate, të shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të kërcënuar Izraelin.
Bombardimet në Gaza që filluan pas sulmit brutal të Hamasit në Izrael, që shkaktoi vdekjen e mbi 1400 personave, kanë shkaktuar një krizë humanitare në këtë enklavë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi, mbi 8,300 persona kanë vdekur nga bombardimet, shumica gra dhe fëmijë. Sipas organizatës ndërkombëtare Save the Children, 3,000 fëmijë janë vrarë gjatë këtij konflikti.
Zëri i Amerikës