NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
    3 hours ago
    SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
    2 days ago
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    3 days ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Vetmia të sëmur, por a shkakton edhe Parkinsonin?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Prangoset ish-drejtori i Burgut të Durrësit, dyshohet si i përfshirë në arratisjen e Altin Ndocit
Të tjera
Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
Kryesore Politikë
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur
Të tjera
Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
Të tjera
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Vetmia të sëmur, por a shkakton edhe Parkinsonin?

Neutrale
Last updated: 2023/10/30 at 4:28 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Alexander Freund

Vetmia rrit rrezikun që të sëmuresh nga infarkti i zemrës, hemoragjia cerebrale apo demenca. Sipas një studimi të ri britanik vetmia mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.

Njeriu është qenie sociale, ai ka nevojë për lidhje njerëzore. Vetmia nuk është problem vetëm në moshë të madhe, kur zvogëlohet kontakti me familjen, një partner ndërron jetë apo kur njeriu nuk është më aq mobil. Parë nga ana psikologjike dikush është i vetmuar, kur e ndjen si të dhimbshme vetminë apo ndjehet i izoluar megjithë kontaktet sociale dhe nuk ndjehet askund pjesë.

Të vetmuar nuk janë vetëm të moshuarit

Jo vetëm të moshuarit, edhe të rinjtë apo 30 vjeçarët mund të ndjehen të vetmuar, si për shembull pas dështimit të lidhjes me një partner/e  ose nëse nga ana sociale ndjehen të izoluar. Vetminë e ndjejnë edhe njerëzit në fundin e të 50-ve, për shembull kur fëmijët largohen nga shtëpia dhe krijohet një gjendje zbrazëtie.

Natyrisht është pozitive që të jesh nganjëherë vetëm. Po edhe kur nuk je vetëm, mund të ndjehesh i vetmuar. Vetmia në këtë kuptim është më shumë një ndjesi, që është e vështirë të matet. Nga ana tjetër ndërveprimi social mund të matet.

Vetmia të sëmur

Vetmia kthehet në problem, kur bëhet kronike dhe sjell me vete mungesën e kontakteve sociale. Sepse vetmia ndikon negativisht në psikikën e njeriut dhe shëndetin fizik. Mungesa e lidhjeve sociale për një kohë të gjatë ndërkohë kategorizohet po aq e rrezikshme sa konsumi i alkoolit, nikotina, kequshqyerja apo mungesa e vazhdueshme e lëvizjes.

Parë nga zhvillimi historik, njerëzit janë përpjekur gjithnjë të jetojnë në komunitet. Së bashku mund të mposhten më mirë rreziqet dhe të sigurohet mbijetesa. Kur ne njerëzit varemi vetëm tek vetja, kjo e vendos trupin tonë një gjendje alarmi, dhe ai prodhon me shumicë hormonin e stresit, kortizol.

Të vetmuarit lëshojnë më shumë hormone stresi

Sipas llogaritjeve, njerëzit e vetmuar shfaqin një nivel të lartë të kortizolit që çon në plan afatgjatë në rritjen e tensionit të gjakut dhe vlera të larta të sheqerit. Sistemi imunitar dobësohet, trupi nuk i lufton dot mirë inflamacionet në trup dhe kjo nga ana e saj favorizon sëmundjen kardiovaskulare. Vetmia kronike pra rrit ndjeshëm rrezikun e infarktit të zemrës, të hemoragjisë cerebrale, kancerit apo demencës. Sipas një studimi britanik, vetmia mund të rrisë edhe rrezikun e sëmundjes nga Parkisoni.

Studimi për vetminë dhe Parkinsonin

Vetmia në vetvete nuk shkakton Parkison, shkaku për këtë sëmundje neurodegjenerative nuk është shumë i qartë. Në mënyrë tipike Parkisoni shfaqet në fillim me ngrirje muskujsh, ngadalësim të lëvizjes dhe dridhje të pakontrolluara. Por sipas një studimi afatgjatë, të publikuar në tetor në revistën mjekësore, “JAMA Neurology”, rrezikun që të sëmuresh me Parkinson është 37%e më i lartë tek njerëzit e vetmuar. Madje edhe kur ishin nxjerrë jashtë llogaritjeve faktorë si predispozicioni gjenetik apo sëmundje të tjera, personat e vetmuar shfaqnin një rrezik 25% më të lartë të sëmundjes nga Parkinsoni, thuhet në studim. Për këtë studim shkencëtarët shfrytëzuan të dhëna nga 491.603 persona nga database britanik UK Biobank.

Vetmia si simptomë e hershme e Parkinsonit

Nina Browner, profesore e neurologjisë dhe drejtuese e Departamentit për Lëvizjet e Kufizuara në Universitetin North Carolina School of Medicine thotë se studimi nuk mund të provojë përfundimisht, që vetmia shkakton Parkinson. Studimi është vetëm eksplorues dhe pikënisje për studime të tjera.

Por një gjë është e qartë, që vetmia krahas depresioneve, neurozës së frikës apo lodhjes është një simptomë e hershme jo-motorike për sëmundjen e Parkinsonit – Të gjitha këto shenja mund të kristalizohen në një fazë të hershme të sëmundjes dhe mund të manifestohen disa vite përpara diagnozës së Parkinsonit, janë të mendimit studiuesit.

Ide kundër vetmisë

Kur njerëzit janë të vetmuar, mundet që bisedat telefonike apo video-telefonatat mund të zbusin disi distancën dhe të krijojnë një ndjesë bashkëpërfshirjeje. Por asgjë nuk e zëvendëson kontaktin personal. Vetmia nuk është diçka që e zgjedh vetë. Por kush ndjehet i vetmuar, duhet që të bëhet vetë aktiv dhe të kërkojë kontakte me të tjerët. Një hobby i ri apo pjesëmarrja në një kor e të tjera ndihmon kundër vetmisë. Një qen e ndryshon jetën dhe sjell kontakte me persona të tjerë që mbanë qen. Ushtrimi i një pune vullnetare mund të krijojë ndjesinë e të qenurit i vlefshëm.

Të gjitha idetë janë të mira, por për shumë vetë rruga e daljes nga vetmia është shpesh e vështirë. Të flasësh drejt me të panjohurit? Të marrësh pjesë në kurse? Të angazhohesh vullnetarisht? Për disa është më e lehtë. Miqtë, të afërmit, fqinjët mund të ndihmojnë në hapat e parë e daljes nga vetmia. Nëse pas vetmisë fshihet pasiguria apo një vetëbesim i vogël, mund të ndihmojnë biseda me psikoterapistin. Në fund të fundit vetminë duhet ta tejkalosh edhe si masë mbrojtëse për trupin. Ai do të jetë një ditë mirënjohës!

Nga DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Prangoset ish-drejtori i Burgut të Durrësit, dyshohet si i përfshirë në arratisjen e Altin Ndocit
1 hour ago
Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
3 hours ago
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur
21 hours ago
Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
23 hours ago
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
1 day ago

Prangoset ish-drejtori i Burgut të Durrësit, dyshohet si i përfshirë në arratisjen e Altin Ndocit

Berisha publikon faktin tronditës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur

Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?