Zbardhet shkresa e Kuvendit, ja urdhëri për Gardën: Asnjë pengesë për pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve në sallë
Deputetët e opozitës kishin paralajmëruar se të 23 të përjashtuarit do të ishin edhe forcërisht në seancën e pasdites së sotme.
Seanca do të nis në orën 17:00 të ditës së sotme.
Duket se kjo ka detyruar drejtuesit e Kuvendit për t’u tërhequr nga vendimi i mëparshëm.
Zbardhet shkresa e Kuvendit firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për Gardën e Republikës.
Në dokumentin e firmosur ditën e sotme nga sekretaria e Kuvendit, i komunikohet Gardës që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar.