Përgatiti Kostantin E Luçi
Nga 266 papët që janë ulur në fronin e Shën Pjetrit ( duke përfshirë dhe papa Françeskun), emri më i përdorur ndër papët është ai i Gjonit, i cili është mbajtur nga 21 papë, Gregorit 16, Benediktit 15, etj.
Kur një papë zgjidhet, ai pyetet në gjuhën latine, duke i thënë:
Annuntio vobis gaudium magnum:
Habemus Papam!
Eminentissimum ac reverendissimum dominum,
dominum
Sanctæ Romanæ Ecclesiæ Cardinalem
qui sibi nomen imposuit.
Ju njoftoj një gëzim të madh:
Ne kemi një Papë!
Babai më i shquar dhe më i nderuar,(emri i pagëzimit),
Kardinali i Kishës së Shenjtë Romake (mbiemri)
që merr për vete emrin (emri papnor).
Sipas traditës së Krishterë, tradita e emrit të papës, filloi me papa Gjonin e II, i quajtur Merkurius në lindje. Ai ndryshoi emrin e tij në Gjon, pasi u bë papë në vitin 533, duke menduar dhe besuar se do të ishte e papërshtatshme që kreu i kishës, të mbante emrin e një perëndie pagane. Por rrënjët mund të datojnë edhe më herët, ku Simoni një peshkatar i thjeshtë, u quajt Pjetër nga Zoti Krisht, i cili u bë dhe papa i 1-rë.
Foto: Peter Macdiarmid/Getty Images