Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e djeshme tetë persona që upërfshin në konfliktin me armë zjarri për çështje pronësie në Kepin e Rodonit në Durrës.
Mësohet se mes të shoqëruarve është edhe ish-deputeti Mark Frroku.
Ky i fundit ka qene i pranishëm në vendngjarje si përfaqësues i kishës katolike dhe bashkë me të janë ngritur akuza edhe ndaj disa personave të tjerë.
Sikurse njoftoi policia disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar ditën e djeshme me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., Mark Frroku., M. L. dhe P. D. Sipas asaj që njoftoi policia konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim.