Kjo është e pa pranueshme, papërgjeshmëria e OSHEE dhe ndërmarrjes së Ujësjellësit po penalizon banorët e Shkodrës në raste të përsëritura!
Pa asnjë njoftim sqarues, të paktën gjysma e Shkodrës është zgjuar pa ujë dhe kjo është e pafalshme, të mos mund t’i ofrosh shërbimin bazë qytetarëve shkodranë.
Bashkia Shkodër dhe kryetari Benet Beci I cili ka ardhur me premtime të mëdha të marrin masa urgjente që këto situata të pa precedentë të mos përsëriten në mënyrë të vazhdueshme.
Shkodra ka nevojë për ujë e për drita, ka nevojë për investime në rrjetet e energjisë dhe të ujësjellësit.
Shqetësimi i ngritur nga këshilltarja bashkiake Eliona Kodra Shkreli