Sot lavdia e fitores së Benet Becit ka rënë në sytë e shqiptarëve e të ndërkombëtarëve!
Fitorja e Tij nuk është e merituar, këtë e dinim, por sot e vërteta u vërtetua me pamje reale. Çdo ditë më shumë në bashki, si drejtues i këtij institucioni, është mungesë demokracie e votës së lirë, demokraci e mohuar më 14 Maj!
Politikisht, z.Beci nuk e meriton atë post…prandaj, zgjedhjet duhen përsëritur dhe të votohet me vullnetin të lirë të njerëzve! Z.Beci moralisht nuk duhet të pranojë më të jetë kryetar i Bashkisë Shkodër, sepse e vërteta e fitores së Tij është presioni, manipulimi, vjedhja dhe blerja e votës!
Në aspektin njerëzor, i uroj me gjithë zemër z.Beci shërim sa më të shpejtë