Gjithë jeta jonë me mendimet e bëra vepra regjistrohet në të ashtuquajturën Fusha Akasha
(hapesirë pa kufi) dhe në ujë.
Uji është një arshivë e vibrimeve të gjithe qenieve që jetojne në Tokë dhe kryesisht njerëzore.
I gjithë mëkati i çdo qenie në këtë planet (i cili është një qelizë gjigante) do lahet dhe pastrohet nga uji. Jo me larje duarsh, as trupi, por me përmbytje sepse uji rivendos ekuilibrat energjitike gjigante të qelizës inteligjente toke të ndotur nga injoranca njerëzore dhe qenieve agresive.
Ky proces mbartje dhe rikuperimi ka ciklin e vet sipas ndotjes që i bëhet ujit jo nga pislliqet, por nga mendja dhe veprat e qenieve të gjalla.
Ekuilibri fiziologjik i Tokës do rivendoset nga riekuilibrimi i vibrimeve të ujit.
Bekojeni ujin dhe lini mesazhe dashurie atij .
Ujin mos e vleresoni si materie fizike, por në radhë të parë është lëndë inteligjente e prekshme dhe prezente në çdo molekulë të qenieve tona.
Një molekulë ujë që sot ju e fusni në organizmin tuaj do kalojë në mijëra qenie të gjalla të planetit ashtu siç vjen tek trupi ynë nga kalimi nëpër mijëra qenie të gjalla të tjera.
Uji
është jeta jonë,
është ilaçi i trupit tonë
është edhe “vrasësi ” ynë kur e shpërfillim!!
Dr. Edmond Driçi/ Jepini mesazhe ujit!!

Leave a comment Leave a comment