Pas 25 vitesh martesë, nigerania Obianuju Anthonia Ibeanu ka lindur 9 fëmijë
Lajmi i gëzuar ka pushtuar hapësirën e internetit pasi një grua nigeriane e identifikuar si Obianuju Anthonia Ibeanu mirëpriti lindjen e saj të parë pas shumë vitesh martesë.
Sipas mediave afrikane të cilat kanë shpërndarë lajmin e mirë së bashku me disa foto të nënës së re dhe fëmijëve të saj, zonja Obianuju Anthonia kishte pritur për 25 vjet martesë.
Lindja u realizua para pak ditësh në një qytet të Nigerisë
Ato shkruajnë gjithashtu se nëna dhe 9 bebet e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore