(Rekuiem babait (por jo vetëm) Muharrem Canaj, i dënuar 25 vite burg nga diktatura komuniste)
Çdo kush kur haset me këtë fjalë, mendja i shkon tek libri i shkruar nga Viktor Hygo.
Çdo kush në jetë, ka një idhull të cilit i referohet dikujt,,,
E padyshim si referim ka babain e vet ose nënën.
Kur babai im(s’po flas për paraardhësit ,,,)kuptoi se regjimi Hoxhës ishte vrastar
—të mjerët e morën për të çmendur
Kur babai im reagoi me zë dhe vepra kundër Hoxhës?
– të mjerët e braktisën
Kur babai im u arrestua dhe u dënua nga Hoxha?
– të mjerët në unison e shpallën armik dhe tradhtar
Kur babai im ju kundervu hapur prokurorit xhelat qe ti je nje perbindesh dhe gjakatar?
– te mjeret ne sall shperthyen ne ovacione dhe sharje kunder tij?
Kur babai im pas shume e shume sakrificash ja doli qe ti rezistonte regjimit
-te mjeret kush me shume e kush me pak nisen ti bejne elozhe .
-Kur babai im edhe pse zagaret i shkaterruan jeten?
-te mjeret u cuditen se si ky njeri nuk kishte ne shpirt hakmarrje por i vlonte vetem SHPIRTI I BARDHE
Kur une femija i tij shkruaj -flas -dhe ngreh zerin tim modest kunder padrejtesive?
-te mjeret struken,fshihen, dhe sguxojne as te japin qofte dhe nje “ like,, ne FB
Kur une femija i tij jam krenar qe jam BIO ????????????????
– te mjeret ndrrojne parti fe dhe etni
E pra o ju te MJER KUDO QE JENI
Ju te mjer real dhe jo real ne shoqerine time
Ju te mjer qe me beni mua kritika dhe terheqje veshi per cka flas dhe reagoje per situaten ne teresi.
-PO UA THEM PUBLIKISHT!!!
Vazjdoni o te MJER me jeten tuaj te MJER
Vazhdoni o te MJER TE NENSHTRUAR
Vazhdoni o te MJER dhe mos reagoni
Vazhdoni o te MJER tiu percmojne dhe shtypin si ngahera si vemje te peshtira
Vazhdoni o te MJER te hani çorben qe ju servir padroni juaj besnik
Vazhdoni o te MJER dhe fshihuni ne fustanin e gruas suaj
FUKARALLEKU JUAJ NUK QENDRON TEK STOMAKU
FUKARALLEKU JUAJ O TE MJER QENDRON NE MENDJEN DHE SHPIRTIN TUAJ TE TRAZUAR