Kam gjithmonë frikë të shkruaj për humbje
mbase nuk di të gatuaj lakror me peta,
madje nuk di të gatuaj fare,
jam krejt i paaftë ,
Ama gatuaj gjithmonë me brum shpirti
kështjella për njerezit që dua.
Dhe po gjithmonë mi shembin me heshtje,
Në tespih të lutjeve përmend emra që i kam në zemër.
I përmend në heshtje, shpesh edhe duke ulëritur si një bebe që ka nevojë të ushqehet.
Dua t’ju tregoj për dhimbjen;
Për dhimbjen që më mbërthen në hallkat e hekurta të lotëve,
Njërëzit që dua më vrasin shpesh me shigjeta egjiptjane,
drejt e në zemër ,
Tej për tej dhe unë ulëras heshtjes se murit të gjatë, të gjërë,
murit që nuk e shemb dot.
Më dhemb…më dhemb…më dhemb plaga e shigjetës.
Dua t’ju tregoj për dhimbjen,
se nuk di ku ta shpreh ndryshe;
Jam si një kaproll i vetmuar mes malëve të pyetjeve,
që më shikon vetëm Zoti në Qiell, jam krejt i vetmuar mbi pikpyetjet enigmatike që s’marr kurrë përgjigje.
Ju thashë,
Nuk di të gatuaj në kuzhinë, ama gatuaj shumë mirë ushqim shpirti për njerëzit që dua.
Mbase nga livadhet e gjëra me lule që dhuroj,
mund të bej gabime.
Kërkoj falje,
falje kërkoj,
Edhe pse nuk e di nese kam gabuar diku,
kërkoj falje!
Le të mbetëm në heshtjen e një dhimbjeje të madhe të një kaprolli mes malit që nuk di të gatuaj asgjë tjetër përveç dashurisë kristalore!
Më dhemb një dhimbje, e prandaj shkruaj për një dhimbje!
28.10.2023!