Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka bërë sot një vizitë në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Veç vizitës në Bashki, Presidenti Begaj ka vizituar e takuar edhe biznese të zonës.
Modelet e biznesit familjar po shndërrohen në sipërmarrje të mëdha falë rikthimit nga emigracioni të banorëve të kësaj zone, shkruan ai në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë i Tij:
Në Bashkinë e Vaut të Dejës ku modelet e biznesit familjar po shndërrohen në sipërmarrje të mëdha falë rikthimit nga emigracioni të banorëve të kësaj zone.
Shqipëria ka nevojë dhe i ka mundësitë sot, që të investohet këtu!