Alzheimer do të mund të gjurmohet me një analizë të thjeshtë gjaku, e përballueshme nga të gjithë.
Mbi 3000 vullnetarë të shëndetshëm po ndihmojnë kërkimet e fondacionit spanjoll “Pasqual Maragall”, pretendent për çmimin e BE-së, “Regio Stars 2023”.
Ka 100 vite që kur mjeku gjerman, Alois Alzheimer, ka zbuluar këtë sëmundje, që tani bartë emrin e tij.
Alzheimeri ka prekur mbi 47 milionë njerëz në mbarë botën, megjithatë shkencëtarët ende nuk kanë arritur të gjejnë kurën për të. Ata thonë se nëse sëmundja zbulohet në nivele të hershme, mund të trajtohet me medikamente.
Shenja e parë dhe më e zakonshmja e sëmundjes së Alzheimerit është humbja e kujtesës së afërt