Shoh me jo pak habi e trishtim, keqardhje për ngjarjen në shkollën “Hydajet Lezha”. Pa asnjë diskutim, qe dora e ngritur mbi nje mesimdhënës nga nxënësi dhe anasjelltas është për më shumë se një keqardhje. Është drama e shoqërisë sonë
Si mberritem deri ketu?
Duke bekuar, votuar, hequr menjanë, qëndruar indiferent ndaj dhunës në rrugë e pushtet. Mësues, pedagog, jurist, mjek, inxhinier heshtën kur e keqja na kaploj.
Tani bëjmë sikur na vjen keq.
Jo. Ne nuk u ngritem kur duhej, e vështire se bëhemi bashkë edhe për të denoncuar rastin më të fundit ndaj mësueses.
Dorashka e sfidës eshte hedhur ne oborrin e mësuesve, të prindërve, të të gjithë neve.
Ndonës ishte vonë, ne, nuk folëm dje. Sot kemi nje shans të behemi bashkë, ta marrin dorashkën e sfidës dhe së bashku me dorashka tona, qe na i kanë bërë duart te qullëta e të flashkëta, të tregojmë pak forcë me oborrin e së keqes, që na ka zënë fytin, trupin dhe gojën.
Në mos vajtoni e ndieni keqardhje tërë jetën, se për 1 dite të vetme, nuk treguam se jemi po aq. Nuk besoj se forcën duhet ta tregojmë me gruan dhe femijet në shtëpi. Le të shfaqim pak qytetari, patriotizëm e shqiptari, saç mburremi në çdo status para ndeshjes së kombëtares.
Ndriçim Mehmeti/ Si arritëm që vatrën e dijes e kthyem, në institucion të dhunës, shantazhit, diskriminimit, hashashit, bullzmit etj.?

Leave a comment Leave a comment