Lideri demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj interesimit të gazetarëve për vendimin skandaloz të gjykatës, për t’i caktuar si avokat shteti një person që e kishte shpallur publikisht urrejtjen ndaj kreut të opozitës.
Më vonë, gjykata u tërhoq nga caktimi i Artan Simonit, por ky ishte një tregues sa ky proces është thellësisht politik.
“E patë ju kush ishte?
Fytyra e vërtetë e tyre.
Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj.
Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës”, tha Berisha.