Në bar
…vazhdoj qëndroj ulur në këtë bar. Koha kalon pa u ndier. Asnjëherë nuk kisha zhbiruar brenda vetes.
E ndërsa qëndroja mes zhurmës së atyre që më rrethonin, një çast, gjithçka që mendoja më çoi drejt një tempulli magjik.
Isha fare vetëm, por për të mijtën herë, më bëhej se dëgjoja zërin tënd: ” jam tek ti…”
Perceptoja afërinë tënde, zgjatesha në biseda imagjinare me ty dhe më dukej se ti ishe aty përballë meje.
Fiksoja me sy karrigen bosh dhe e preka atë njësoj siç prekja siluetën tënde. Mendimet që ti shprehja ty më flladitën shpirtin dhe e ndjeva edhe më pranë dashurinë tënde…
Rrallë në vetminë time, jam ndier kështu. E gëzuar dhe e lehtë si eter.
Je ti, i vetmi, që më shoqëron ëmbël në çdo çast. Vetmisë sime i ka qëndruar besnike, ngrohtësia jote….
E ndier e lumtur sikur të isha me ty, sonte s’më pëlqen të ngrihem nga karrigia e këtij bari…Ndihem si e dyzuar. Kam marrë brenda qënies sime shpirtin tënd të trazuar dhe dy sy që më ndjekin pas me ëmbëlsi…
Aurora Damini/ Meditim. Vetmisë sime i ka qëndruar besnike, ngrohtësia jote…

Leave a comment Leave a comment