Nga Asdren Kola
Fëmijë, e përfytyroja Prizrenin si një hapësirë të madhe barrierash, ku vërtiteshin burrat viganë të Shqipërisë.
Ata mblidheshin në kuvende dhe vendosnin për fatet e vendit.
Por, unë s’e njihja Prizrenin, mbetesha te përfytyrimi ku mbisundonte epikja dhe krismat e maliherëve.
Në midis zjarrit të betejave, burrat e mëdhenj të kombit uleshin e shkruanin se çfarë dhe si do të bëhej atdheu.
Sot e dhjetëra herë që vijë në këtë qytet të veçantë, përfytyrimi nuk shprishet, paçka se brenda pak orëve shkel çdo rrugicë dhe në vesh më kumbojnë disa gjuhë.
Mitet i krijojnë motet me fat.
Prizreni është miti i shqiptarisë në çdo mot