Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të mërkurën se grupi militant palestinez Hamas nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që po mbron tokat e veta.
Në një fjalim para ligjvënësve të partisë së tij në parlament, Erdogan tha se Izraeli ka përfituar nga qëllimet e mira të Turqisë dhe se ai nuk do të shkojë në Izrael siç ishte planifikuar më parë.
Turqia mbështet palestinezët, mbështet zgjidhjen me dy shtete të konfliktit të vjetër izraelito-palestinez dhe mban kontakte me anëtarët e grupit militant Hamas.