Në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar edhe me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Kryebashkiaku e cilëson atë si avokatin e përjetshëm të Shqipërisë.
“Asnjë udhëtim në SHBA, sado i shkurtër qoftë, nuk quhet i plotësuar pa një bisedë të këndshme me Alex Arvizu – avokatin e përjetshëm të Shqipërisë dhe kryepromotorin e Tiranës! Faleminderit Alex – Tiranës i mungon”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale