IDENTITETI FAMILJAR
Kjo është pema e familjes sime të madhe, ku jam pjesëtar edhe unë.
Kjo ishte tema mësimore që zhvilluam : Të identifikojmë paraardhësit e familjes.
Çështja e njohjes së identitetit familjar sidomos për fëmijet që rriten në diasporë ka një vlerë të veçantë dhe tepër të rëndësishme.
Çdo fëmijë duhet patjetër të di identitetin e prejardhjes se origjinës së tij, kush ishin paraardhësit e tij,si dhe kush janë personat që kanë lidhje gjaku me të.
Duke ndërtuar së bashku me nxënësit pemën e familjes, vetë
nxënësit ndihmuan të
krijonim strukturën e tyre familjare që nga brezi i stërgjyshit- stërgjyshes nga linja mashkullore dhe femërore.
Duke konkretizuar lidhjen familjare në këtë pemë realizuam njëherësh dhe lidhjen historike të familjes me historinë e vendlindjes , vazhduam diskutimet akoma dhe më thellë me origjinën kombëtare të familjes , me kuptimin e të qenit shqiptar, sepse këta fëmijë janë me kombësi shqiptare, janë shqipfolës dhe kanë nevojë që të njohin historinë e familjes ,të afërmit e tyre dhe kombin e tyre, dhe sigurisht të gjitha këto materiale janë një realitet , janë ura lidhëse dhe transeja e fëmijëve që rriten në diasporë me të kaluarën e familjes së tij, me të shkuarën historike të paraardhësve të tij,të kombit të tij.
Detyrë shtëpie nxënësit do të ndërtojnë pemën e identitetit të tyre familjar së bashku me prindërit dhe gjyshërit.
Do të pasqyrojnë ngjarje dhe do të përshkruajnë histori me vlera të rrethanave dhe kohërave të ndryshme që kanë ndikuar në historinë e identitetit familjar të pjesëtarëve të vjetër e të rinj të familjes së tyre.