GJKKO ka njoftuar se ditën e sotme, ora 14:00, do të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një seancë të posaçme ku Berisha do të merret në pyetje si person nën hetim.
Ndërsa ende nuk ka një vendim nga Parlamenti, Berisha ka deklaruar më herët se nuk e njeh vendimin e Gjykatës.
Në një reagim të ditës së djeshme, Berisha tha se do ta respektojë deri në fund Kushtetutën e vendit, por shtoi ai: “Vendimi është ndërmarrë në shkelje të plotë pasi një deputet nuk mund të ndiqet penalisht dhe as nuk mund të merret ndaj tij asnjë masë sigurie, pa autorizimin e Parlamentit”