Nën gjethet e vjeshtës e fsheha trishtimin
të thyhet plot dhembje nga hapa të rëndë
kam shkruar pafund për miq që ikin
se ‘’pabesisht” ikën dhe e lanë këtë vend!
prandaj ndonjë gjethe kur këmbën jua lag
në ndonjë rrugë a park të shkretë
aty lotin kam fshehur për miqtë e pafat
Që fshehurazi u larguan nga kjo jetë!
Nën gjethet e vjeshtës e lashë dhimbjen
njësh e bëra me këtë botë virtuale
ju kam shkruar miqve vetëm datëlindjen
ju kam shkruar se lart ka akoma halle!