Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka mbyllur vizitën në komunat arbëreshe të Kalabrisë.
Në postimet e Tij në rrjetet sociale shprehen dukshëm emocionet dhe mbresat që ka patur nga takimet me bashkëkombësit e vjetër.
Ja postimi i kreut të shtetit pritjen në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida:
Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzakonshme. Mikpritja e arbëreshëve të Kalabrisë do të jetë e tillë për mua.
I nderuar dhe i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohen brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullueshme popullore.
Faleminderit për gjithçka bëni për të ruajtur e trashëguar identitetin tonë kombëtar!