(Fragment nga Tukididi
Bisedime/dialog/diplo macy
…pastaj athinasit u nisen ne drejtim të ishullit Mel. Me 30 anije(sot luftanije) plus 6 te tjera nga Chio e dy te tjera nga Lesbo me 1200 oficere te armatosur tende(sot 120 mije oficerë me armatime jo vetem konvencionale)
20 harketare e 1500 kembesore(150 mije ushtri kembesore dhe me mjete te blinduara)
Ishulli Mel kishte qeverine e tij oligarkike. Spartane(kolon) te ishullit, nuk donin te perziheshin ne luften e superfuqive te kohes. Presioni i Athiansve nuk kishte shkuar sipas parashikimeve ne drejtim te shthurjes se ishullit per ta pushtuar lehte.
Ushtria pushtuese athinase ishte ankoruar ne breg. E gatshme per ta pushtuar me gjak e hekur ishullin e vogel, nisin një perfaqesi per bisedime me ishullaret.
Melet perfaqesine e armikut nuk e drejtuan tek asambleja popullore, por i ftuan ata te ekspozonin qellimet e tyre perpara Drejtesise, qe nenkupton te pasurit e ishullit si aparat drejtesie.
Dialogu:
85 Athinasit:
Shohim se nuk doni qe mendimet e propozimet tona t’i degjojne të gjithe populli. Sigurisht nga druajtja se ata mund te binden nga argumentet tona te forta te cilat zor t’i replikosh. E per kete edhe ju komplimentojme qe na keni sjelle perballe ketij Keshilli perfaqesuesish. Patjeter qe ky grup per ju perben nje garanci më të sigurte.
Nuk kerkojme gjithashtu pergjigje te shpejta e perfundimtare, por vleresojeni propozimet tona pike per pike, pa u ngut me dhënë ndonjë pergjigje ne disfavorin tuaj.
Sa per fillim, na thoni nese oferta jone takohet me interesin tuaj?
(…ushtria e propozuesve e gatshme ta gelltise Melin si kafshate te vockel…cinizmi diplomatik ne kulm…)
86 MELËT (ishullarët);
Persa u takon pikave qe keni shtruar ne propozim, i kemi parë me qetësi. S’kemi gjë për objeksion, perveçse luften e kemi në derë. Kjo është shpallje lufte, veçse është e verifikueshme, por kjo nuk pajtohet jo vetem me ne, por dhe me ju që keni ardhë me kostumin e biseduesve (diplomatit)
Keto bisedime siç duket qartë do na çojë te lufta. Dhe siç është në traditen e të drejten tonë te natyrshme, nuk do çedojmë.
Ndersa nga ana tjetër, na ofrohet skllaveria.
87 Athinasit:
Sidoqoftë n’se ju vjen për mbarë me hedh supozime dyshuese sa i takon të ardhmes, apo arsye te tjera, në vend më ba vleresim adeguat të situates që keni para syve e bazuar ketu me marrë një vendim në funksion të shpetimit të qytetit tuaj, per te cilin po bisedojmë po. Po qe se është ky dhe objektivi juaj ne gati jemi me vazhdu bisedimet.
88 Ishullarët:
Është e natyrshme. Meritoni dhe ndjesen tonë, po kushdo qe gjendet në situaten tonë(para ketyre konditash) mendimet shkojnë në nje mijë drejtime. Por nese dhe ju i rrini asaj qe sugjeroni pra shpetimit(dmth paqes) le t’i vazhdojme bisedimet.
89 Athinasit:
Nga ana jonë s’do merremi me analiza frazash, por ju perserisim deri në mërzi se është e i drejtë pozicioni ynë i dominimit, sepse kemi mundur Perset. Tani marshojmë drejt jush për të kerkuar llogari lidhur me ofendimet që kemi marrë prej jush. Bisedimet e gjata nuk është se ju nxjerrin nga pergjegjesia. Gjithashtu të mos ju shkojë ne mend iluzioni se do na bindni që s’ishit me ne duke qënë koloni e Spartes dhe s’na keni bërë ju ndonjë padrejtesi
Eshtë e nevojshme me vlerësu konkretisht realitetit.
Gjithashtu ju e dini siç dhe ne, se arsyeja njerzore konsideron drejtesi te pa anshme ne rast se forca është e barabartë në të dy anet. Në qoftë se jo, te fortit ushtrojnë forcen e tyre, te dobëtit adaptohe
90 Përgjigjen ishullaret:
Kuptojmë sipa gjykimit tonë që nevoja (mbasi për këtë na ftoni të bisedojmë, duke e menjanuar Drejtesinë) Por minimalisht duhet kuptuar që ajo që është e mirë për te dy palet, nuk duhet shkaterruar. Ndersa kur dikush gjendet në rrezik, sado i dobët, nuk është mire te privohet nga ajo që i takon dhe që është e drejte. Drejtesi së ciles avantazhet do i gezonte edhe kundershtari, duke i bindur ata.
Kjo kjo politikë që ju na ofroni (politika e nevojës per ju,) që nuk e perjashton mos suksesin, do të sherbente permbatjes ndaj ndeshkimeve te pameshirshme si shembull i keq.
91 Athinasit
Nuk kemi atë merak edhe nese perandoria jonë mund te shkermoqet. Mos u shqetsoni. Për fitimtarët nuk janë te rrezikshem popujt qe dominojne te tjeret, psh Spartane(me te cilet tani jemi në luftë) sa na preokupojnë vartesit e tyre te cilet duhet ti sulmojmë.
Sa për këtë, na lini në rrezikimin tonë. Jemi ketu dhe do ju demostrojmë, për konsolidimin e perandorise sonë dhe te shpetojmë qytetin tuaj. Avancimi i Perandorise sonë nuk eshte se nuk ka rreziqe, po ne te njejten kohe, t’ju shpetojmë nga shkaterrimi. Kjo per interes te dy paleve.
92 Melët;
Si mund te kemi te njejtin interes te dy palet, kur ne duhet te kthehemi në skllever, ju padronë?
93 Athinasit:
Mirë per ju është të vendosni nënshtrimin perpara se të pesoni dëme e shkaterroheshit, interesi ynë është mos shkaterrimi e farimi juaj komplet.
94 Melet
Si ka mundesi të mos pranoni që të jemi miq e në mardhenje miqesore, ne vend te armiq, duke ruajtur neutralitetin tonë?
95 Athinasit
Jo. Sepse na demton më shumë miqesia juaj sesa armiqesia. Sepse miqësia juaj ne sytë e të neshtruarve tanë manifeston dobësi. Kurse urrejtja juaj do deshmonte forcen tonë.
96 Melet
Kaq te verber qenkan te nenshtruarit tuaj te mos e vleresojnë çfare eshte e drejtë? Vendoskan në te njejtin rrafsh popuj s’kane asnje lidhje me ju dhe kolonitë tuaja disa prej te cilave rebele, të tjerët reduktuar në mizerje?
97 Athinasit
Jo. Ata mendojnë se si njeres pale dhe tjetres nuk u mungojnë motivet per te mbrojtur kauzat e tyre. Mendojnë dhe se disa janë te lirë sepse janë të fuqishem dhe ne nuk i sulmojmë sepse kemi frikë.
Ndaj zgjerimi i dominimit tonë dhe nenshtrimi juaj na rezulton se na jep më shumë siguri. Megjithese duhet thene ju ishull-anët edhe pse jo kaq te fortë u keni rezistuar me pavdi padronëve te detit.
Dialogu vazhdon më gjatë, mjaft gjatë, epilogu i të cilit dihet.
Njohësit e historisë i dinë perfundimet. Agresion, shfarosje gjenocid(në gjuhen e sotme)
Gjithashtu pak më vonë si Melët përfundoi edhe vetë Perandoria e Athinasve.
U shkaterrua plotesisht.
Perendimi, Europa, rajoni, ne shqiptaret jemi bijtë sterniperit e tyre.
Lexuesi i sotëm a mundet me gjet ndonjë shenjë Drejtësie, në bisedimet, dialogjet, demonstrimin e forces panevojshem, sot mba 2500 vjetësh, krahasuar me Peleponezet?
Kush rren apo ka iluzione moderne…, duhet turperohet.
Tollumbacen utopike te post nazizmit, post bolshevizmit dhe total-kapitalizmit, e ka plasur banorja e perhershme e Historisë, e neglizhuara , ndoshta e nenvlerësuara, Lufta.
Popujt që kanë dorëzuar sigurinë diku…, duhet të zgjohen. Kjo vlen sidomos për ne që historia na ka diskredituar si gjumashë të perjetshem.