Zjarri i atdhetarisë
Sa të ngrohta këto vatra
Që mbajtën zjarrin çelë,
Nëpër shekujt e terrosur
Pishtari me flakë në erë!
Djemtë e tyre supe-male,
Jelek-kuq e sy -fajkonjë,
Në zemra e ruajtën zjarrin,
Brezi brezit ja kalojnë.
Edhe djemtë pendëartë
Këngët i thurën me flakë,
Goja-gojës i rrëfenin,
Shqipëtarinë e kuqe gjak!
Nuk shuhet në k’to vatra
Zjarri i atdhetarisë,
Është trupi, është shpirti
I bijëve të Shqipërisë!