Kryeministri Edi Rama nëpërmjet rrjeteve sociale ka përcjellë një video ku tregohet puna që bëhet në bashkinë e Cërrikut në pikën e kompostimit të mbetjeve.
Kreu i qeverisë shkruan: “Pika e kompostimit të mbetjeve të gjelbra në Cërrik bën të mundur që riciklimi dhe riadministrimi i mbetjeve urbane të kthehen në një pasuri dhe jo në një problem për komunitetin, pasi më parë hidheshin në shtretërit e lumenjve duke u bërë shkak për përmbytje”
Reagimi i tij:
????Një tjetër punë e mirë po bëhet në Bashkinë Cërrik, në pikën e kompostimit të mbetjeve të gjelbra për çdo serë, fermë apo ambient tjetër bujqësor, duke e mbajtur pastër qytetin dhe duke ulur sasinë e mbetjeve me 25% të totalit????
Pika e kompostimit të mbetjeve të gjelbra në Cërrik bën të mundur që riciklimi dhe riadministrimi i mbetjeve urbane të kthehen në një pasuri dhe jo në një problem për komunitetin, pasi më parë hidheshin në shtretërit e lumenjve duke u bërë shkak për përmbytje????
#VetëmPërpara➡️????????