Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupimit “Dhjetor ’90-të”, ing. Ajet Ramçaj:
Grupimi Dhjetor 90 dënon aktin dhe mënyrën brutale të arrestimit te z. Jamarbër Malltezi, një prej anëtarëve te Senatit të Grupimit, të një kryefamiljari shembullor, një individi deri më sot të panjollē, të një opozitari pararojë.
Jamarbri asht njëri prej nesh nga ma aktivët Studentë të Dhjetorit 90 si dhe pjestar i Grevës së Urisë të shkurtit 1991.
Pa mëdyshje ‘Grupimi Dhjetor ’90-të’ inkurajon drejtësinë në rrugën e saj jo qorre,por koha dhe mënyra e prangosjes së z. Malltezi shëmbëllen me një kërcënim e shantazh të hapur politik .
Në realitetin kur kriminelët negociojnë dorëzimin e tyre e shoqërohen si “zotërinj” pa pranga e me makina policie si eskortë, mënyra e trajtimit të një zotërie të vërtetë na ngjet si reminishencë diktature.
Urojmë që peshorja e drejtësise të mos jetë anuar nga gurët politike të rregjimit të sotëm sepse do ishte nje akt i rëndë që do i kthehej në bumerang shkatërrues këtij pushteti arrogant.
U themi atyre që sot përfaqsojnë Sistemin e Drejtësisë,keq e mirë a mirë e keq,të mos abuzojnë me prangat që i vënë kollaj sot në duar të qytetarve masi do u vijë dita që prangat e padrejtësisë të ushtruar nga ata do vihen me drejtësi në duar të tyre.