NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 159 e tubimit/ Berisha: Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje pa votën e diasporës dhe emigracionit
    2 years ago
    Të Fundit
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    12 hours ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    3 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    5 days ago
    Berisha në SPAK: Edi Rama ka ndërruar emrin në Endri Kajsiu dhe po e pranon se do të ketë fatin e Maduros!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Albert Avduli/ Në Perlat të Mirditës, mik te kulla e Dukës, aty ku shkëlqimi i sotëm “ndeshet” me lavdinë e dikurshme
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
Kryesore Politikë
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Të tjera
Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar
Të tjera
Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!
Të tjera
Basir Çollaku/ Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Albert Avduli/ Në Perlat të Mirditës, mik te kulla e Dukës, aty ku shkëlqimi i sotëm “ndeshet” me lavdinë e dikurshme

Neutrale
Last updated: 2023/10/23 at 8:10 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Ishte avokati, publicisti dhe studiuesi Alfred Duka, një nga pinjollët e Dukëve të Perlatit që na ftoi në truallin dhe kullën e tyre në Mirditë.

Me prof. Aurel Plasarin dhe Ilir Kondin u nisëm mëngjesin e së dielës drejt Rrëshenit.

Distanca Tiranë–Rrëshen është vetëm 72 km, por me trafikun që krijon dalja e kryeqytetit, kjo rrugë që duhet të bëhej për 45 minuta, në fakt kërkon mbi 1 orë e gjysëm kohë.
Avokat Duka, shoqëruar me inxhinier Markun na pret në qytet.
Mbas përshëndetjes dhe kafes nisemi për në Perlat, afro 12-13 km nga qendra e bashkisë Mirditë.

Perlati është qendër e Njësisë Administrative Kthellë.
Mendohet se toponimi i fshatit (Perlat) emrin e ka marrë nga sunduesi i saj në kohën e mesjetës, Pjetër Perlati një nga personazhet e rëndësishëm historik në krah të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. 
Udhëtimi i shkurtër mes kodrave të ëmbla bëhet më i bukur teksa bimësia ka filluar të marrë ngjyrat e arta të vjeshtës.

Ndanë rrugës, shohim kulla të larta, autoritare dhe indiferente në dukje, por brenda tyre gjendet historia, tradita dhe mikpritja.
Jashtë tyre, edhe pse nuk ka “altoporlant” njoftues, duket e ndihet besnikëria sipërore ndaj Zotit Krisht.
Ja, një kishë te kodra përballë, ja ku ndrin kryqi mbi të.

Kulla e Dukëve duket që nga larg.
E bardhë, e lartë, ajo shfaqet si një fanar i domosdoshëm në det, veçse krahasimi për rastin është figurativ.
Ajo është mbi male…

Si për t’na kujtuar një kohë të errët, në krahun e majtë të saj gjendet një ndërtesë e braktisur, e zymtë.
Ish dyqani i fshatit në vitet e komunizmit.

Mbërrijmë te kulla e veçantë e Dukës, e Dukëve.

Fredi na uron përsëri mirëseardhjen dhe futemi në territorin e ‘kalasë”
Një shtatore e lartë e përfaqësuesit më në zë të fisit e krahinës, Pjetër Perlati Duka shfaqet krenar dhe me vështrimin mbi male.
Vetëm pak metra larg tij, mbi një bazament të punuar mrekullisht gjendet koka e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Po pra, kryet e Arbërit e Arbërisë ndodhet para kullës së Dukës Pjetër.
Dy bashkëkohësit dhe bashkëluftëtarët pranë e pranë.

Më 29 tetor bëhen plot 560 vite nga hartimi dhe nënshkrimi i letrës historike.

Ky është dhe qëllimi i ftesës së avokat Alfred Dukës për Prof.Aurel Plasarin.
Fredi është studiues i apasionuar dhe botues i një mori shkrimesh e librash, por do të konsultohet me profesor Plasarin për të tjera detaje.

Pjetër Duka është një nga nënshkruesit e letrës që Skënderbeu i dërgoi Atit të Shenjtë më 29 tetor të vitit 1463.
Letra u hartua dhe u nis nga rezidenca e Kastriotit në Kepin e Rodonit.
Në fakt si qendër pune e strehimi shërbente kisha katolike e këtij kepi, buzë Adriatikut.

Letra e famshme drejtuar Papa Piut II më 29 tetor 1463, njofon Papën se Gjergji është i gatshëm të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm që do të organizohej në Selinë e Shenjtë me princat katolikë dhe se për këtë ai mandatonte me të gjitha të drejtat diplomatin Martin Muzaka, këshilltar dhe zëdhënës i tij: “Ne, Gjergj Kastrioti Skënderbeg, zotëruesi Shqipërisë, duam të numërohemi në radhët e të krishterëve, që të mund të jemi pjesëmarrës të së mirës aq të madhe dhe aq të meritueshme, plotësisht të bindur për legjitimitetin, ndershmërinë, urtinë dhe përvojën e Martin Muzakës, të cilin e caktojmë si nuncin (lajmëtarin) tonë special, që të paraqitet në emrin tonë para Papës, në takimin që do të organizohet, bashkë me princat e tjerë dhe atje të diskutojë për temat e asaj natyre, sikurse asht ndihma ndaj fesë sonë të krishterë, të propozojë, vendosë apo ratifikojë, si të jetë më e dobishme për një aksion aq të madh…” Muzaka autorizohet nga Skënderbeu “të japë pëlqimin dhe miratimin eksplicit në atë takim për çka do të vendosej”, për rolin që do të luante më pas vendi ynë dhe vetë Skënderbeu, duke vënë në dispozicion të asaj marrëveshjeje të gjitha pasuritë dhe tokat shqiptare, kështjellat dhe qytetet, fortesat, nënshtetasit dhe luftëtarët. Nisur nga një zotim i tillë, merret me mend vlera e atij takimi në Vatikan me Papën, kardinalët dhe princërit katolikë, pas shumë dëmesh të shkaktuara “nga sulltan Mehmedi”.
Letra mbyllet me emrat e të pranishmëve në hartimin dhe miratimin e saj, si të atit fort të nderuar në Krishtin, zotëri Pali (Engjëlli), Argjipeshkvi i Durrësit dhe i krahinës së Ilirisë, të nderuarit Abat Pjetër Duka (Perlati), protosingjellit i Shën Aleksandrit të Molendinit, të Dioqezës së Arbit, të nderuarit Fratel Vlashit, priorit të Kuvendit të Shkodrës të urdhrit të Predikatorëve dhe nuncit apostolik në Shqipëri, si dhe të nderuarit zotëri Kajan Çelnikut. (Letra e Skënderbeut për Papa Piu II, 29 tetor 1463, dalë nga Arkivi i Vatikanit.)

Ndërsa Duka i ri (Alfredi) u përfshi me Plasarin në diskutime e shfletime dokumentash, unë zhbirova gjithë gravurat, faksimilet e dokumentave dhe letrës së cituar, librave, portreteve e pikturave vendosur në muret e brendshme të kullës.
E dola përsëri në ambientet e jashtme për të fotografuar kopshtin me pemë e drurë dekorativ.
Shegët e pavjela ishin çarë e më tregonin dhëmbëzat e tyre të kuqe, lisi kishte lëshuar lëndet përtokë dhe ato dukeshin si një qylym me gunga ngjyrë kafe.

Shkolla përballë që heshtëte në orët e së dielës.
Kisha përballë në meditimin e saj mes tokësorëve dhe hyjnores.
Vazhdova kështu derisa më thirrën që i zoti i shtëpisë kishte shtruar tavolinën, por këtë herë pa libra e dokumenta.
Kishte shtruar sofrën tipike të mirditorit për miq
Sigurisht që ky është një përshkrim i shkurtër dhe pamjaftueshëm për të rrëfyer historinë, krenarinë, nderimin dhe mikpritjen e mirditorëve

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
12 hours ago
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
15 hours ago
Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar
20 hours ago
Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!
1 day ago
Basir Çollaku/ Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend
2 days ago

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin

Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar

Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?