Arka e shijes
Mjalt Mare
Pema e luleshtrydhes-mares (Arbutus unedo), e lindur në pellgun e Mesdheut, prodhon lule dhe fruta të vogla që duken të ngjashme me luleshtrydhet.
I njohur në shqip si mjaltë mare, mjalti i pemës së luleshtrydhes dallohet lehtësisht nga mjaltët e tjerë për shkak të shijes së thartë dhe ngjyrës bezhë.
Në përgjithësi prodhohet nga mesi i tetorit deri në fund të nëntorit.
Pasi bletët të kenë prodhuar këtë mjaltë, ai pritet nga huallet, ndahet me një centrifugë dhe më pas vendoset në kavanoza për ruajtje afatgjatë.
Mjalti i maresë prodhohet prej brezash në Shqipëri dhe konsiderohet si ushqyese dhe kuruese. Prodhohet në zonën midis fshatrave Çarçova dhe Pagri në jug të Shqipërisë.
Gjendet për shitje në zonë në sasi të vogla, por edhe vilet dhe ruhet për përdorim familjar. Rajoni i Përmetit është një nga zonat e pakta të Shqipërisë ku pema e luleshtrydhes është e përhapur në pyjet e vendit – mjalti nuk prodhohet përgjithësisht në zona të tjera të vendit. Sot, migrimi urban në zonë ka ulur numrin e bletarëve vendas. Produktet tradicionale, racat vendase dhe njohuritë e mbledhura nga Arka e Shijes i përkasin komuniteteve që i kanë ruajtur ato me kalimin e kohës.
Ato janë shpërndarë dhe përshkruar këtu falë përpjekjeve të rrjetit që ai Slow Food ka zhvilluar në mbarë botën, me objektiv ruajtjen e tyre dhe ndërgjegjësimin.
Teksti i mësipërm është marrë nga fondazioneslowfood.com
dhe përkthyer nga neutrale.al
Duket që ka mangësi të theksuara për zonën ku gjendet në kushte natyrale bima e mares.
Kjo pemë-shkurre natyrale gjendet në masive të mëdha jo vetëm në zonën e përshkruar nga fondazioneslowfood.com, por edhe në Mallakastër, Skrapar, Tepelenë, Berat,Tiranë, Krujë etj
Mjalti i maresë përmban një acid fenolik të quajtur Acid Homogentisik, i cili ka forcë antioksiduese tepër të fuqishme.
Studime të pesëvjeçarit të fundit mbi forcën antioksiduese të llojeve të ndryshme të mjaltit, kanë veçuar mjaltin e maresë si mjaltin me fuqinë më të madhe në eliminimin e radikaleve të lira dhe neutralizimin e stresit oksidues në organizëm. Shkencëtarët portugezë kanë krahasuar 39 lloje mjalti lulesh, përfshirë mjaltë trumze, eukalipti, portokalli, mareje dhe akacie të bardhë.
Mjalti i maresë rezultoi me përmbajtje më të lartë të kalciumit, magnezit dhe hekurit, së bashku me mjaltin e eukaliptit. Ndërsa forca antioksiduese dallueshëm më e lartë te mjalti i maresë me një përmbajtje të substancave fenolike më shumë se 600 mg ekuivalente të acidit galik (GAE).
Krahasuar me mjaltin e gështenjës dhe te hikerrorit, ai i maresë dallon për forcë edhe më të lartë antioksiduese.