Në 17 tetor gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar nga ana e Francës. Deklarata ngjalli konfuzion në Kosovë, qytetarët e të cilës presin të lëvizin lirisht në Europë nga 1 Janari 2024.
Por Këshilli dhe Komisioni Europian konfirmuan për Faktoje se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është i pezulluar dhe asnjë vend anëtar nuk ka kërkuar diçka të tillë nga unioni.
Çfarë tha Këshilli Europian dhe Komisioni Europian
Për të kuptuar më shumë lidhur me atë çfarë po ndodh me procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës, vendim i miratuar nga Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian pas propozimit nga Komisioni Europian, Faktoje vendosi të pyesi institucionet e BE-së.
Këshilli Europian konfirmoi për Faktoje se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është pezulluar dhe se nuk ka një kërkesë apo nismë për diçka të tillë.
Njëkohësisht kërkesës për informacion nga Faktoje iu përgjigj edhe Komisioni Europian duke theksuar se shtetet anëtare të BE-së nuk e kanë një fuqi të tillë