Gjithë natën gjysma e Shkodrës pa energji elektrike!
Është bërë praktikë e përnatshme stakimi i furnizimit të energjisë elektrike për qytetarët shkodranë.
Gjithçka nën justifikimin “defekt në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike”.
Sigurisht që do ketë defekte përderisa OSHEE nuk investon në rrjetin e shpërndarjes. Banorët paguajnë energjinë dhe kanë të drejtën e marrjes së shërbimit, kanë të drejtën e investimeve, kanë të drejtën minimale jetike, të kenë energji elektrike në shtëpitë e tyre.
Defektet nuk mund të jenë të përnatshme e të përditshme, defektet vinë nga mos kokëçarje në vite, nga mos investimi.
Gjatë dëgjesave publike, në të gjithë fshatrat e Njësive Administrative, edhe në lagjet e qytetit, ndër problemet kryesore është energjia elektrike.
Turpi i botës që nuk skuq faqet e drejtuesve rilindas të OSHEE-së, OST, KESH. ‘Bosat e menaxhimit të dritave’ që arrogancën e kanë princip pune, vendosin t’a lënë gjithë Shkodrën pa asnjë investim, vetëm lidhin e zgjidhin telat e amortizuar të dhjetra viteve më parë.
Po a mendoni për një moment se mund të ketë të sëmurë që marrin oksigjen gjithë kohës? Çfarë bëhet me ta, si zgjidhet problemi? Apo, punë e madhe, defektet s’parashikohen?
Defektet s’parashikohen përderisa drejtuesit mbushin xhepat dhe janë kthyer në bosë, ndërsa investime s’ka por riparohen ato që janë.
Kjo është Rilindja të dashur qytetarë shkodranë që terrin e kanë mision dhe ideal partie dhe sfidë personale ndaj qytetarëve. U grabit edhe Shkodra prej tyre, tani vuani edhe mungesën e dritës.
Zgjohuni e ngrysuni me qirinj të dashur qytetarë dhe mos u çudisni nëse nesër do dëgjoni edhe zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugët e qytetit!