Gjatë presidencës së Zotit Donalt Tramp nuk u harxhua asnjë $ për luftë.
Nuk u shkrep qoftë edhe një armë e vetme në asnjë cep të botës.
Nuk lindi asnjë konflikt i ri, nuk u përshkallëzua asnjë konflik i vjetër në botë, përkundrazi u mbyllën, ose pati përpjekje serioze që shumë prej tyre të zvogëloheshin dhe të shuheshin.
Kjo ndoshta ishte arësyeja kryesore pse kundër rizgjedhjes së tij për një mandat të dytë presidencial, pati një kualicion botëror, një angazhim mediatik global.
Ndodhi për herë të parë në historinë e Amerikës kontestimi i procesit zgjedhor.
Për herë të parë në Amerikë pati akuza dhe kundër akuza për vjedhje votash, për fallsifikim dhe përdorim të presioneve dhe shantazhimit të votuesve.
Kjo është edhe arësyeja pse ndaj zotit Tramp janë hapur disa procese gjygjësore, nga prokuror haptazi të njohur si mbështetës të demokratëve, me qëllimin e vetëm për ta penguar zotin Tramp të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Tramp, sloganin e tij kryesor kishte dhe vazhdon ta ketë, “Amerika e para”, por pa luftë, pa konflikte, pa viktima civile.
Ai tha dhe bëri në mandatin e tij të parë që Amerika të jetë e para për liri, demokraci dhe zhvillim ekonomik, në marrëdhenie të mira me të gjitha vendet e tjera të botës.
Rikthimi i Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë është shndërruar në një nevoj jetike, jo thjeshtë për Amerikën dhe amerikanët, por për të gjitha kombet, të vogla apo të mëdha qofshin ato.
Rikthimi i Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë është një emergjencë strategjike globale.
Bislim Ahmetaj/ Rikthimi i zotit Tramp në Shtëpinë e Bardhë: emergjencë strategjike globale.

Leave a comment Leave a comment