Sot më erdhi për vizitë e më nderoi Namik Dokle bashkë me Izetin (Duraku).
Më ka ardhë edhe në spital.
Namik Dokle gazetar, dramaturg, politikan, vitet e fundit romancier, është pas Dritëro Agollit patriark i socialistëve, jo rilindjes.
Namiku dhe Jemin Gjana janë dy kuksianët më jetëgjatë në politikën e vendit që kanë konsumuar mandate të plota politike.
Z. Dokle ka qenë kryetar parlamenti, zv Kryeministër, tri dekada deputet e plot detyra të tjera.
Vitet e fundit, pavarësisht ripërtypjeve e mbllaçitjeve antikomuniste, z. Dokle më ka nderuar me pjesëmarrjen e tij aktive në veprimtaritë e organizuara në nderim të shkrimtarëve martirë shqiptarë që në vendosjen e bustit të poetit Havzi Nela në 2018, në inagurimin e shtepisë së tij në Kollovoz, në nderimin e Lef Nosit, Et’hem Haxhiademit e deri në nderimin e rilindasit të fundit, poetit Vincens Prenushi që e patën mbytë në burgun e Durrësit.
Faleminderit z. Dokle, qofsh i nderuar !



