Konsumi i dietave inflamatore është gjithmonë i lidhur me rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës, enëve të gjakut dhe goditje në tru, sipas një studimi të botuar në Journal of the American College of Cardiology.
Plot mjekë kanë shqyrtuar dhe vërtetuar që dietat pro-inflamatore janë të lidhura me rritjen e rrezikut për sëmundje kardio- vaskulare
Hulumtuesit kanë dokumentuar se në një grup prej 829, 433 individësh që konsumuan për 2 vjeçare, ushqime pro-inflamatore, ka patur;
????15,837 raste me goditje në zemër.
????9,794 raste sëmundje të enëve të gjakut.
????6,174 goditje në tru.
Por cilat janë ato ushqime që sjellin inflamacion në trupin tonë?
????Mishi i kuq dhe mishin e përpunuar, duke përfshirë proshutën, sallamin, salcicet qoftet etj.
???? Drithëra të rafinuara, duke përfshirë bukën e bardhë, orizin e bardhë, makaronat si dhe drithërat e mëngjesit.
????Ushqime të shpejta, duke përfshirë patate të skuqura, pizzat, petullat, biskotat, kruasantët etj
???? Pijet industriale me gas ose jo.
????Embëlsirat që të gjitha, veçanërisht ato që përmbajnë undyrna “trans” e sheqer të rafinuar.
???? Yndyrnat shtazore, veçanërisht ato të hydrogjenizuara.
Një mjek i mirë duhet të parandalojë problemet në pacientët e tij duke ndërtuar mënyrat e mbrojtjes së shëndetit duke kombinuar ushqime të ndryshme dhe modele dietike, duke përzgjedhur ato me veti anti-inflamatore, të cilat sigurojnë bazën e mbrojtjes kundër sëmundjeve të zemrës.
Dr Ilir Allkja