NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    PD: Dhuna ndaj avokatit të Liderit të PD, akt kriminal i urdhëruar nga Edi Rama
    2 years ago
    Të Fundit
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    20 hours ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    1 day ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    1 day ago
    Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Rama konferencë me Macron: Data për integrimin s’na intereson. Macron: Ja pse e pengova procesin në 2018
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Hoxha takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA: Thellim i bashkëpunimit për sigurinë, Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare
Kryesore
Shpetim Axhami/ Një klasë politike e vet-korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin!
Të tjera
Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
Kryesore Politikë
Bislim Ahmetaj/ #Sot dha shpirt premtimi elektoral i sektit kriminal të rilindjes: Shqipëria anëtare e BE-së në 2030.
Të tjera
Nafta, energji, ekonomi dhe siguri kombëtare. Çfarë ndodh në vendin tonë dhe si mund të shmanget katastrofa ekonomike…
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Rama konferencë me Macron: Data për integrimin s’na intereson. Macron: Ja pse e pengova procesin në 2018

Neutrale
Last updated: 2023/10/17 at 10:18 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Simbas kryeministrit Edi Rama, por edhe Presidentit Emmanuel Macron, nuk ka aspak rëndësi dhënia e një date për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha se për procesin e integrimit është që Shqipëria të bëjë mirë detyrat e shtëpisë.
Ndërsa Presidenti Francez deklaroi se Shqipëria ka lidhjen më të fortë me BE-në në rajon, por sipas tij, zgjerimi duhet të ndodhë gradualisht, pasi një datë e shpejtë është kundër frymës së bashkëpunimit.

Rama: Do duhet pak kohë që mesazhi shumë i qartë i Presidentit mbrëmë dhe sot, i cili është një risi për qasjen ndaj rajonit, të thyejë veshin e të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë proces, por që janë edhe të mësuar ta shikojnë këtë proces vetëm në rrugën tradicionale. Ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga Brukseli, që përfundon me anetarësimin. E vërteta është që cdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet, del në pah domosdoshmëria e thyerjes së kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele, ku vendeve t’u jepen shumë më tepër hapësira dhe ku bashkimi i Evropës të bëhet praktik dhe të bëhet përditë e më i prekshëm nga të dyja palët.
Ne nuk duam të kemi një korsi preferenciale për të arritur në BE, por ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut, te rilindasit tanë, e më pas te njerëzit tanë, që në shekuj e kanë dashur Evropën si të tyren. Uroj që Presidenti të shtyjë këtë koncept dhe ky koncept të përqafohet nga BE e të kthehet në një mekanizëm që na mundëson që ajo që nisi dje në Samit si një rrugë paralele zhvillimi, të zgjerohet. Plani i ri i rritjes është guri i parë. Që do të thotë, për herë të parë në historinë e procesit të integrimit, vendet që janë në këtë proces, do të përfitojnë më shumë financime dhe akses të përbashkët në tregun evropian. Ju lutem ta kuptoni, Shqipërisë nuk i intereson një datë, sepse cdo datë që mund të vendoset nga kushdo, do të mbetet një tjetër takim i parealizuar, por edhe se ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë apo BE, por për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë, rrugën e të ardhmes dhe për ta bërë të pakthyeshme Evropën e Ballkanit, që të mos bjerë më kurrë pre e tundimeve të tjera, sepse do të ndjehet mirë në vendin e vet. Ky është qëllimi, ndaj na duhet që detyrat e shtëpisë t’i bëjmë mirë, pa u nxituar. Ne duam ta marrim lejen e drejtimit, kur të jemi në zotërim të plotë të makinës. Bashkimi i Evropës duhet të ndodhë dhe mund të ndodhë. Më vjen ta them në sy të Presidentit, por mua Këshilli Europian sot më duket si familje, ku gjyshërit, fëmijët, nipërit, janë në të njëjtën tavolinë dhe të gjithë kanë të njëjtën të drejtë vendimmarrje. Ky është një problem, që do ta zgjidhin këta, jo ne. Kjo është e mira kur je në krye të një vendi si Shqipëria, se nuk ke barrën e problemeve kaq të mëdha. Me keqardhje, ofrojmë solidaritetin tonë dhe ndajmë dhimbjen.

Macron: “Unë isha ai që pengoi procesin, po ndoshte mbledhja në një indiferencë të sigurt dhe krejtëisht hipokrite një revistë burokratike e procesit të zgjerimit dhe thuhej do të zgjasë dhe jeni në një X kapitull, vendeve të tjera u thuhej herës tjetër keni për ta parë, duhet të jetë më politik, nuk kemi nxjerrë të gjtiha pasojat, në thelb do të thotë nuk mund të jetë një proces burokratik, hapi një fazë trasformimesh, më parë nuk ndodhte, u ripolitizua procesi duehej të nxirrnim të gjitha pasojat. Doja t’i jepej fund një mekanizmi të ftohtë, për shembull, Serbia po ecën shumë ngadalë në këtë proces. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë reforma, sepse nuk është e vërtetë që mund të zgjerohemi pafund me mënyrat aktuale të zgjerimit. Evropa duhet të jetë e kthjellët. Në këtë frymë dua që ta bëjmë këtë transformim. Kemi përmirësuar gjërat, por nuk kemi mbërritur në fund. Kjo Evropë që po hapet, është sfidë e vështirë. Vendet mund të ecin më shumë, nuk duhet të presim që të hyjnë në Evropë për të investuar tek ato. Lidhja juaj me Evropën është e jashtëzakonshme.
Data nuk ka kuptim, sepse nëse ju ndodh një aksident demokratik, nëse keni drejtues që vijnë dhe thonë se nuk bëjnë reforma, është vendosur një datë, por nuk e bëjmë. Ju keni një kryeministër të angazhuar për agjendën evropiane, por bazohet te merita. Data e prerë është kundër frymës. Duhet të theksoj se nuk duhet të nënvlerësoni rëndësinë e rrugës, sepse e bëni për veten tuaj. Funksionimi i Evropës sonë ka dy gjëra shumë të rëndësishme. Në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më gjyshëri e nipër, ka vetëm të barabartë dhe ky është gjenialiteti i kësaj Evrope. BE nuk ka hegjemoni, pasi secili respektohet si i barabartë. Askush nuk mund të thotë që ‘unë e di, se jam vend i madh’. Evropa është një transferim që e kemi zgjedhur vetë. Vendosim në mënyrë sovrane, heqim dorë nga disa kompetenca me dëshirën tonë. Na thonë që Evropa është si Moska, kurrë mos e thoni këtë, e keni zgjedhur në mënyrë sovrane Brukselin. Duhet të gjithë të vetëdijësohen, që të bashkojmë gjërat, se kështu bëhemi më të mëdhenj, por kjo duhet që të përtypet mirë. Është një rrugë që nuk duhet bërë shpejt, nëse nuk thuhet e vërteta.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Hoxha takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA: Thellim i bashkëpunimit për sigurinë, Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare
2 hours ago
Shpetim Axhami/ Një klasë politike e vet-korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin!
20 hours ago
Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
20 hours ago
Bislim Ahmetaj/ #Sot dha shpirt premtimi elektoral i sektit kriminal të rilindjes: Shqipëria anëtare e BE-së në 2030.
20 hours ago
Nafta, energji, ekonomi dhe siguri kombëtare. Çfarë ndodh në vendin tonë dhe si mund të shmanget katastrofa ekonomike…
22 hours ago

Hoxha takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA: Thellim i bashkëpunimit për sigurinë, Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Shpetim Axhami/ Një klasë politike e vet-korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin!

Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…

Bislim Ahmetaj/ #Sot dha shpirt premtimi elektoral i sektit kriminal të rilindjes: Shqipëria anëtare e BE-së në 2030.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?