Përgatiti Kostantin E Luçi
Diplomati i fundit i mbetur i Vatikanit në Managua, imzot Marcel Diouf, u dëbua dhe nunciatura u mbyll. Kështu, Selia e Shenjtë nuk ka përfaqësi diplomatike në Nikaragua. Duke marrë parasysh që nunciët zakonisht qëndrojnë në post gjatë luftës – si në Irak dhe Siri – situata në Nikaragua është e pazakontë. dhe përgjegjësia bien e tëra mbi kryeipeshkvin Leopoldo Brenes, i cili ka detyrë primare, ruajtje e kishës Katolike, nga një kolaps total, ashtu si në Shqipërinë e vitit 1967 dhe jo vetëm. Me klerikë të burgosur, murgesha të dëbuara dhe besimtarë që përgjohen situara sa vjen dhe bëhet gjithmonë dhe më e vështirë.



