Ekipi jonë kombëtar ka marrë një tjetër fitore në “Air Albania”. Kuqezinjtë mposhtën në ndeshjen miqësore Bullgarinë, me rezultatin 2-0.
Goli i parë u shënua në minutën e 41’ të pjesës së parë, ku Qazim Laçi finalizoi pas një aksioni të bukur.
Goli i dytë u shënua në minutën e 82’.
Ishte Ernest Muçi, që nga një largësi e madhe, shënoi gol fantastik dhe duke zyrtarizuar fitoren e pastër.