Berisha tha në deklaratën për mediat se, Partia Demokratike falënderon partnerët për varrosjen që i bënë dje projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur.
“Gjithçka mbetet nga samiti është deklarata e presidentes së KE, Ursula von der Leyen, e cila tha se thesin e kemi plot me para, por duhet të bëni reforma që t’i merrni ato. Më fjalë të tjera, duhet të bëni reforma që të mos vidhni paratë e taksapaguesve europianë.
Ndërkohë si për ironi të fatit, në sfondin e magjishëm të baletit të Përlocajt, Radio France Internationale informonte botën për lidhjet e Edi Rramës me drogën.
Si përfundim, dua të garantoj partnerët europianë, se PD, lokomotivë e vërtetë e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, do të punojë fort për realizimin e aspiratës së shqiptarëve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE si e ardhmja më e ndritur e kombit shqiptar.
PD falënderon me mirënjohje në këtë rast, përfaqësuesit më të lartë të vendeve anëtare të BE për ndihmën bujare që ata i kanë dhënë këto 32 vite në rrugën e saj.
Gjithashtu shpreh mirënjohje të thellë për varrosjen që i bënë dje, projektit ruso-serb apo serbo-rus të Ballkanit të Hapur”, tha Berisha.
Berisha: PD falënderon partnerët për varrosjen që i bënë projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur

Leave a comment Leave a comment


