Nëse keni simptoma të tilla si:
❌ Ndjenjë parehatie në stomak
❌ Fryrje dhe gazra
❌ Urth
❌ Të përziera, ndjenjë për të vjellë.
❌ Kapsllëk
❌ Diarre
…duhet të mendoni të bëni diçka për këto.
Lajmi i mirë është se mënyrat më të mira për të normalizuar aparatin tuaj tretës janë thjeshta.????
???? Ata nuk kërkojnë asgjë të veçantë për t’u zbatuar, dhe kur bëhen në mënyrë të vazhdueshme, rezultatet janë të shkëlqyera.
1️⃣ Hani ushqim të shëndetshëm
Kjo do të thotë të ndalosh:
???? Sheqernat
???? Ushqime të rafinuara
???? Yndyrna e vajra shtazorë
???? Ushqime të konsevuara.
Ushqimet që konsumojmë perditë kanë ingredientë që rrisin rrezikun e zhvillimit të inflamacionit të traktit tretës, sëmundjeve inflamatore të zorrëve (si koliti ose Crohn), sindromit të zorrëve të irrituar, si dhe simptoma të të tjera të tretjes.
Po çfarë të hani në vend të tyre?
Unë ju rekomandoj ushqime të papërpunuara. Ushqimet që nuk vijnë të paketuara, me një etiketë fabrike a marketi:
✅ fruta e agrume të stinës
✅ perime, sidomos kruçiferet
✅ mish nga kafshë të rritura me bar.
✅peshk
✅pulë
✅drithëra
2️⃣ Përtypeni mirë ushqimin!
???? Ushqimi juaj fillon të tretet që në gojën tuaj. Gjatë përtypjes mekanike enzimat në pështymën tuaj fillojnë ta shpërbëjnë atë pjesërisht.
???? Kur ju nuk e përtypni mjaftueshëm ushqimin, ju shkurtoni procesin tuaj të tretjes dhe ushqimi nuk do të prishet aq mirë, gjë që çon në uljen e absorbimit të lëndëve ushqyese që ai përmban.
Kaloni kohë duke përtypur derisa përmbajtja në gojën tuaj të bëhet gati e lëngshme
3️⃣ Merrni mjaftueshëm fibra.
Fibrat e tretshme dhe të patretshme janë thelbësore për traktin tuaj tretës.
Fibrat janë të shkëlqyera sepse grumbullojnë jashtëqitjen tuaj dhe thithin ujë, kështu që gjithçka lëviz më lehtë në zorrët tuaja.
Burimet e mira janë:
????Tërshëra
???? Bishtajoret
???? Arrat
???? Farat
???? Kruçiferet
Në qoftë se problemet vazhdojnë, mos prisni gjatë, simptomat tuaja duhen adresuar, kërkoni ndihmë tek mjeku juaj i besuar!
Dr. Ilir Allkja



