NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Reforma zgjedhore/ Grupimi “Dhjetor ’90” i ftuar në tryezën e partive të opozitës
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    19 hours ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    2 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: “Turizmi ka rritur kërkesën për qira financiare”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
Të tjera
Irena Dragoti/ Kush ia vrau idealet shoqërisë sonë?
Të tjera
Gjyqtari Erion Bani u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
Të tjera
RENEA dhe EKAM stërvitje e përbashkët: Shqipëria dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe terrorizmit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

“Turizmi ka rritur kërkesën për qira financiare”

Neutrale
Last updated: 2023/10/15 at 5:49 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Intervistë me Rezart Ferzaj, Drejtor i Përgjithshëm i Landeslease

Rritja e turizmit është bërë shtysë për një kërkesë të shtuar për produktet e qirasë financiare. Rezart Ferzaj, Drejtor i Përgjithshëm i Landeslease, thotë për “Monitor” se kompanitë që ofrojnë makina me qira ditore, shumë të lidhura me turizmin, janë praktikisht edhe një nga kontribuuesit kryesorë në rritjen e kërkesës për qira financiare. Indirekt, sipas tij, edhe shërbimi i taksive është ndikuar pozitivisht nga rritja e turizmit. Z. Ferzaj thotë se kërkesa për autovetura në periudhën e pikut ka qenë më e lartë sesa kapacitetet e operatorëve të qirasë ditore dhe shohin që ka ende kërkesa për shtim flotash, rrjedhimisht edhe një perspektivë pozitive për tregun e qirasë financiare. Sipas tij, inflacioni dhe rritja e normave të interesit kanë dhënë ndikim negativ, kryesisht në segmentin e klientëve individë. Por, në volumet e tregut, ky efekt nuk ka qenë shumë i ndjeshëm, për shkak të rritjes së lartë të financimeve në sektorët e lidhur me turizmin.

 

 

Si ka qenë ecuria e tregut të qirasë financiare vitin e kaluar dhe në pjesën e deritanishme të këtij viti?

Tregu i qirasë financiare gjatë vitit të shkuar njohu rritje të kërkesës për këtë produkt, e cila u reflektua në rritje të financimeve të reja, që sipas vlerësimeve tona e tejkalojnë 20% dhe portofoli total i leasing u rrit me 15%, krahasuar me një vit më parë.

Në pjesën e parë të vitit aktual vijon të ketë rritje të kërkesës për qiranë financiare, e cila bëhet më e dukshme në volumin e financimeve të reja në 6-mujorin e parë 2023.

Ne vlerësojmë që disbursimet e reja, deri në fund të qershorit, të jenë gati sa 70% e totalit të vitit të shkuar, si dhe portofoli total është rritur mbi 10% në fund të 6-mujorit të parë.

Referuar këtyre shifrave mund të thuhet se pritshmëritë deri në mbyllje të 2023 janë për tejkalim të vlerave të shënuara vitin e kaluar.

 

Si është ndikuar tregu i leasing-ut nga inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit?

Rritja e kërkesës nga faktorë të tjerë e bën të vështirë vlerësimin e ndikimit të rritjes së inflacionit në tregun e qirasë financiare.

Është e sigurt që kosto e qirasë financiare ka shkuar thuajse dyfish për shkak të inflacionit, e cila nga sa kemi vërejtur, ka çuar edhe në rritjen e kostos së shërbimeve, sidomos në ata sektorë që kanë leverage të lartë.

Në një vështrim të përgjithshëm, kërkesa e individëve është disi më e tkurrur, por kjo rënie mbulohet nga rritja e kërkesës nga sektorët e lidhur me shërbimet dhe turizmin.

Përveç kësaj, kemi vërejtur që institucionet financiare në përgjithësi janë treguar të kujdesshme në rritjen e normave të interesit për financimet, shpeshherë jo në të njëjtën shkallë me të cilën është rritur norma bazë e interesit.

Faktorët e mësipërm, edhe pse mund të jenë të përkohshëm, kanë bërë që frenimi i kërkesës për qiranë financiare, për shkak të inflacionit, të mos jetë i prekshëm.

 

Në vitet e fundit, Shqipëria po shënon rritje rekord të numrit të turistëve të huaj. A ka sjellë rritja e turizmit efekte pozitive në tregun e qirasë financiare?

E thënë me siguri, po. Në fakt, ky është shpjegimi më i mirë për sa diskutuam më lart.

Kompanitë që ofrojnë makina me qira ditore, që janë shumë të lidhura me turizmin, janë praktikisht edhe një nga kontribuuesit kryesorë në rritjen e kërkesës për qira financiare. Indirekt, edhe shërbimi i taksive është ndikuar pozitivisht nga rritja e turizmit.

E veçanta e këtij viti është zgjatja e periudhës “turistike”, duke filluar që në prill dhe me fluks të konsiderueshëm edhe në shtator.

Në vlerësimin tonë, kërkesa për autovetura në periudhën e pikut ka qenë më e lartë sesa kapacitetet e operatorëve të qirasë ditore dhe shohim që ka ende kërkesa për shtim flotash, rrjedhimisht edhe një perspektivë pozitive për tregun e qirasë financiare.

 

Vërehet rritje e interesit të bizneseve për të investuar në impiantet e energjisë fotovoltaike. Çfarë roli po luan qiraja financiare në këtë treg dhe a përbën financimi i këtyre impianteve një segment të rëndësishëm në biznesin tuaj?

Landeslease është ndër institucionet e para financiare që ka promovuar dhe mbështetur me financime projekte investimesh në sistemet fotovoltaike dhe kjo është një përvojë suksesi. Megjithatë, rolin e qirasë financiare e shohim më të kufizuar përkundrejt sistemit bankar.

Një pjesë e projekteve janë të përmasave të tilla, që mbështetja nga sistemi bankar është më e volitshme, por edhe në investime më të vogla, disa nga bankat janë mjaft aktive me produkte konkurruese.

Ka edhe një faktor tjetër frenues tek investimet e paneleve fotovoltaike në rezidenca të banimit apo biznese të vogla, që ka të bëjë me mënyrën si bëhet netimi i energjisë së prodhuar me atë të konsumuar.

Këtu pritet të ketë disa rregullime ligjore që mendoj se do ta bëjnë mjaft tërheqës investimin në fotovoltaikët dhe do të rrisë peshën e këtij sektori edhe në tregun e qirasë financiare

 

Për çfarë qëllimesh dhe produktesh po përdoret qiraja financiare në Shqipëri?

Kërkesat për qira financiare janë kryesisht për të financuar blerjen e mjeteve motorike, ku përfshihen autoveturat, furgonë, kamionë, autobusë, me një kërkesë që vjen kryesisht nga sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërsa kërkesa për makineri e pajisje është në raporte disa herë më të vogla sesa për motorikët dhe është e përqendruar kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe atij mjekësor, të ndjekura nga fotovoltaikët dhe prodhimi.

Kërkesa më e lartë në vitet e fundit vjen nga bizneset që operojnë në fushën e qirasë operacionale (ditore dhe afatgjata) si dhe shërbimi i taksive, kjo e fundit të paktën në Tiranë me prirje shume të fortë në autovetura elektrike.

Sektorët e tjerë janë me kërkesë më të kufizuar dhe sporadike. E ulët mbetet kërkesa dhe nga individë për blerje autoveturash.

 

Cilat janë avantazhet tuaja konkurruese në raport më produktet e kredisë bankare?

Së pari, është zhdërvjelltësia për t’u mundësuar klientëve asetin e kërkuar për financim brenda një kohe të shkurtër nga momenti i aplikimit. Për shembull, në Landeslease kemi produkte që bëjnë të mundur financimin brenda 24 orëve.

Gjithashtu, produkti i qirasë financiare nuk kërkon ofrimin e kolateraleve apo garancive shtesë, siç ndodh në rastin e kreditimit nga bankat, por është vetë aseti i financuar, i cili shërben si i tillë dhe kjo shmang kostot e barrësimeve, por është edhe kohë e kursyer, pasi dihet problematika me procedurat hipotekore.

Fleksibiliteti i produktit të qirasë financiare është një tjetër avantazh, pasi bën që plotësimi i kushteve të financimit, sipas kërkesave të klientëve. të jetë më i arritshëm.

Të marrë së bashku, këta faktorë e bëjnë qiranë financiare një alternativë më komode sesa kredia bankare në zonën e aseteve të luajtshme.

 

Në cilat produkte apo segmente të tregut shihni potenciale të zhvillimit të mëtejshëm të qirasë financiare në Shqipëri?

Për momentin, patjetër që mbetet turizmi dhe sektorët e lidhur me të. Kompanitë e qirave ditore dhe taksitë vazhdojnë të kenë kërkesë të lartë.

Por, një potencial jo të vogël shohim edhe në sektorët e tjerë të shërbimit, për shembull, kompanitë e distribucionit do duhet t’u përgjigjen kërkesave në rritje që sjell turizmi.

Rritja e kapaciteteve, si dhe modernizimi i flotave të mjeteve janë një potencial tjetër për qiranë financiare.

Panelet fotovoltaike janë një potencial i konsiderueshëm, nëse do të përshpejtohen proceset që do të nxisin investimet në to dhe qiraja financiare do të jetë një mbështetës i fuqishëm.

Ndërtimi vijon të paraqesë mundësi të lartë zhvillimi në tregun e qirasë financiar me kërkesat për makineri e pajisje, si dhe në flotat e mjeteve të rënda të kapaciteteve të ndryshme.

Së fundmi, sektor që paraqet perspektivë zhvillimi është gjithashtu ai mjekësor, ku kryesisht mjekësia dentare e ndërthurur me turizmin, por edhe estetika përbëjnë segmente të cilat ofrojnë kthim të mirë të investimeve e për rrjedhojë, janë pjesë e strategjisë sonë në zhvillimin të produkteve të dedikuara.

Mbetemi skeptikë për potencialin e financimeve tek individët, pasi janë të parët që preken nga inflacioni.

Kërkesa për makina të reja tradicionalisht ka qenë e ulët, por shtimi i kostove të financimit përbri kostove të shtuara të jetesës nga inflacioni e rëndojnë jo pak xhepin, për të menduar për një makinë të re.
Monitor.Al

“Turizmi ka rritur kërkesën për qira financiare”


 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
23 minutes ago
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
13 hours ago
Irena Dragoti/ Kush ia vrau idealet shoqërisë sonë?
13 hours ago
Gjyqtari Erion Bani u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
15 hours ago
RENEA dhe EKAM stërvitje e përbashkët: Shqipëria dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe terrorizmit
16 hours ago

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…

Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.

Irena Dragoti/ Kush ia vrau idealet shoqërisë sonë?

Gjyqtari Erion Bani u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?