GjKKO dënon me 14 vite burg 10 zyrtarë të bashkisë Gramsh.
Natyrisht ata kanë përgjegjësi pasi kanë firmosur në kundërshtim me ligjin , por ndërkohë siç e thonë dhe vetë të dënuarit , ne jemi thjesht viktima .
Ne nuk duhet që t’u bindeshim urdhërave të eprorëve , harruam thënien e famëshme “që përgjegjësia është personale”.
Do kish qënë më mirë të dorëzonim çelësat se sa të firmosnim nën urdhëra në kundërshtim me ligjin.
Ky rast na kujton në fakt atë skeçin e famshëm që i kishin vjedhur lopën.
E gjithë përgjegjësia ishte mbi atë që nuk e ruajti lopën , ndërsa ai që e vodhi dilte pa lagur.
Ndërkohë gjithë tenderat e bashkisë Gramsh kanë nevojë që të hetohen.
Të hetohen për kushtet e vëna, për vlerën e fituar , për preventivat e fryrë, për cilësinë e punimeve, për volumet e realizuara, e me siguri do gjenden “xhevaire “ nga më të çuditëshme.
Gjithsesi pjesa tjetër e administratës që ka mbetur ta kondideroje si mësim dënimin e kolegëve të tyre, e ti vënë gishtin kokës, për të qëndruar korrekt me ligjet e shtetit.
*Kryetari i degës së Pd-së Gramsh



